• |
ide | kryesore

Meta: Nuk është koha për të bërë më eksperimente me të ardhmen e vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar takim me gratë pjesë të Partisë së Lirisë në degën Tiranë. Meta tha se do të ishte mirë që policët të silleshin me banditët siç sillen me njerëzit në protesta por sipas tij ato e dinë se çfarë pëlqen Rama. Sakaq ai shtoi se nuk është koha më për eksperimente me të ardhmen e vendit.

“Politika e shtypjes sociale e zhveshjes së qytetarëve nga të drejtat themelore nuk është e rastësishme, është e qëllimshme. Instalimi i arbitraritetit dhe i dhunës psikologjike deri dhe fizike ndaj qytetarit. Keni parë si sillen policët nëpër protesta. Sa mirë do të ishte të silleshin me banditët kështu por nuk ndodh. Jo se nuk kemi polic trima dhe me dinjitet por sepse shpesh në vendet kyçe vendosen shërbëtorët e partisë dhe ato e dinë që kryeministri ka qejf lidhjet e drejtpërdrejta me bandat dhe të fort. Kur mungon vullneti politik nuk mund të presësh reagim normal të policëve dhe të punonjësve të shtetit.Nuk është koha për të bërë më eksperimente me të ardhmen e vendit. Vendi ka nevojë për përgjegjshmëri, lidership të gatshëm, llogaridhënie, të rimarr në dorë kontrollin e vendit. Referendumi do të jetë rruga e vendosjes së kontrollit mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi të gjitha institucionet në vend dhe për garantim të një Shqipërie ku gratë do të jenë zonja dhe vetë Shqipëria e tillë.”, tha Meta



6 Comments

  1. Kujt ja thua ? Ça prisni? Apo skeni mythe? Nga drejtesia hajdutet dhe politikanet kane frike i vetmi qe fiton eshte populli . Ju doni rrotacion dhe jo ndryshime e rregulla loje . Dilni me program te mirfillt jo me propagande boshe .

  2. Ke 30 vjet pushtet, sa anej e sa ketej, i babezitur e i pangopur deh tani u kujtove qe nuk paska me koh per eksperimente. Hape krahun se ke 30 vjet qe eksperimenton si te do kari.

  3. Po ti qe ben moral kush je, cfare perfaqeson?!
    Kush eshte kontributi, pervecse vjedhje bastisje grabitje Familja jote politike dhe ajo bioologjike jeni simbol i korrupsionit.
    E di shume mire ku do perfundosh dhe ne thelb ky eshte shqetsimi yt. Kesaj rradhe nuk shpeton dot dhe pas teje gjithe ju zaptues te pushtetit qe e rropet kete popull dhe tani qe e keni bythen ngushte flisni ne emrin e tij.

  4. Ndryshime radikale , jo rrotacion . Ndryshe ngeleni te pabesueshem . Na thoni programin me te gjitha pikat , ndryshimet dhe rregullat e lojes , pastaj na prini . Nuk ka me bythe viçi o meta .

  5. “Prestige Resort” është një copë Europë në atë mishmash në të cilën ndodhet Golemi.

    Por Vasili harron se Europa nuk e uzurpon bregdetin, nuk e ndan me parcela me blloqe betoni, si “tokë e xanun”, pasi është pronë publike dhe si e tillë u përket të gjithë qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *