• |
ide | kryesore

Akuzat për Metën nga Autoriteti i Dosjeve, Berisha: Letrat të firmosura në zyrën e Ramës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Sali Berisha i quajti gjueti shtrigash akuzat për kreun e Partisë së Lirisë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit.

Sali Berisha: Është gjah shtrigash. Një person anonim thotë “ky më ka paditur mua”. Kryetari i Autoritetit të Dosjeve ka vetëm një tagër: ti thotë atij “ligji që unë zbatoj nuk ka lidhje me këtë sepse ligjvënësi ë ka hequr të drejtën e verifikimit të figurave politike”. Pse kjo është gjithçka e turpshme? Cila ishte detyra e zonjës që kryeson Autoritetin? Ti thoshtë qytetarit: ligjvënësi e ka përjashtuar këtë problem nga unë, por ti kërko dosjen tënde dhe unë jam e detyruar ta jap dhe shko në gjykatë padit persekutorin tënd. Në qoftë se gjërat do zhvilloheshin në këtë mënyrë kjo ishte mënyra ligjore. Sapo lexova dokumentin e firmosur nga Komisioni, e pashë që ishte hartuar në zyrat e Edi Ramës nga ish oficerë sigurimi. Autoriteti i Dosjeve nuk mund të përzihej kurrë se po përdoret si oficer sigurimi. Ti nuk ke të drejtë për një çështje që nuk ta jep ligji. Në Kuvend mund të jenë 30-40 ish bashkëpunëtorë sigurimi, por kjo shumicë e anulloi ligjin.



15 Comments

  1. Meta-Berisha jane nje dyshe simpatike qe e duan shume njeri tjetrin por nderkohe i fusin gishtin ne byth njeri tjetrit sa i jepet mundesia

  2. Leje meten or plak po shif se mduket do te shpalli edhe BE non grata , atehere more fund , gjej genjeshtren e radhes

  3. pushtetin në PD nuk e kanë pas kurrë ata, por komunistët dhe Sigurimi i Shtetit.

    Ai i e di mirë këtë, prandaj reziston e i udhëzon njerëzit e tij të kundërshtojnë këtë nismë ligjore që PD e ka pas detyrim politik moral e ligjor që kur erdhi në pushtet në 1992 por Berisha nuk e ka lejuar për arsyet që thamë më lartë. Mos hapja e dosjeve të Sigurimit dhe mos largimi nga pushteti i njerëzve me to ka bërë dëm të madh pasi vlerësohet si faktori kryesor i vazhdimësisë së pushtetit të komunistëve në Shqipëri, përfshi edhe Sali Berishën.Agjenti serb salih po mbron spiunin e tij metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *