• |
ide | kryesore

Grabitja e shtëpive të futbollistëve në Spanjë, shqiptarët ndër të dyshuarit kryesorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Spanjë nga bandat shqiptare janë shtuar teksa këta të fundit kanë arritur të përfitojnë duke ndërhyrë në banesat e figurave të njohura të sportit.

Sipas mediave spanjolle bandat e shqiptarëve arrijnë të futen në këto banesa pasi shfrytëzojnë gabimet e sistemeve të sigurisë ose mungesën totale të tyre.

Përpjekja për sulm ndaj rezidencës së lojtarit të Real Madridit, Dani Carvajal në Boadilla del Monte, ka rikthyer debatin se pse në vende të tilla ekskluzive mungesa e sigurisë mund të jetë dërrmuese.

Emri i tij i shtohet atij të futbollistëve të tjerë, si Karim Benzema, Álvaro Morata, Figo, Casemiro, Isco Alarcón, Zidane dhe në Barcelonë, Pique, Jordi Alba apo grabitja e fundit në shtëpinë e Aubameyang.

Carvajal u largua dhe sistemi i alarmit të shtëpisë funksiononte në mënyrë perfekte. Hajdutët, dy në pamje, por me siguri katër-pesë të përfshirë në grabitje, arritën të ikin, por pa hyrë në shtëpi. Burimet tregojnë për ABC Spain se të dhënat flasin për një grup shqiptar dhe sipas hetuesve dyshojnë se nuk e dinin që Carvajal jetonte aty, pasi dyshohet se po atë natë kanë tentuar të grabisin shtëpi të tjera në atë zonë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, rajoni përjetoi 25 vjedhje shtëpish në ditë. Edhe pse 60% janë kryer nga gjeorgjianët, shqiptarët janë përpara rumunëve, dominikanëve dhe madje edhe spanjollëve.

Ata përpiqen që të mos ketë njerëz brenda pasi e dinë se një arrestim për një tentativë ose grabitje të përfunduar është sinonim i gjumit një natë në birucën e sallës së gjyqit dhe largimit të nesërmen në mëngjes nga vendi.



4 Comments

  1. E vershuan europen hajdutet shqipetar…! tash ma eshte per te ardhur keq nga vetja ti thush ni gjermani ne gjermani perkatsin komtare, sepse ka munsi te te iku me vrap nga ti…! eeee me kujtohet emision ne tv klan, per ni hajn nga vlora jon herike, zotria kishte arrit ti terorizoj banoret e vimbeldonit per dy vjet rresht, pa mujt me nxan policia.

    1. Po hiken truri i shqiptareve, po hikin profesionistet ,po boshatiset shqiperia , ama krye hajduti a sdo tja dije, …ka patronazhistet si stallat e lopeve i ushqen me merak, ka dhe votuesit e vet qe i mbushe thaset me tagji per 4vjet tetjera ,…rrofte populli heriok , sy patrembur, puntor dhe liridashës,……

  2. Interesat ishte nji koment nuk dihej nga ishte por nder te tjera shkrunte ne komet: me vjen mire qe ky hajn nga vlora paska thy rekordin, sepse hajnat e laqit thojshin se ne jemi ne vend te pare.!! absurdi tjeter eshte me tv klanin, per mendimin tim, si ka mundsi te diskutohet per ni marri dy ore rresht ne tv, me analist kinse te kesaj fushe, me mburrje folshin disa analist per shkathsine e hajnit vlonjat, Degjerim total…

  3. E kemi vjedhjen, gangon dhe armen ne gen dhe origjine qe kur u pollem mbi dhe. Me keto vecori po jetojme per inerci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *