• |
ide | kryesore

A janë të Edi Ramës kullat që po legalizohen?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama me Çuçin dhe Ballukun



Thuhet se i vetmi rast kur thashethemi nuk të pëlqen, është kur ti vetë je në qendër të gojëve të liga. Kështu u duk se i kishte ndodhur edhe Edi Ramës. Thashethemin se ai ka pjesë në kullat në Tiranë, e krahësoi me një “gjemb”. E tha vetë i pari se nuk i patën pëlqyer fjalët që kishte nxjerrë pronari i një kulle, me kate shtesë pa leje dhe se e kishte personale, që do t’i provonte të kundërtën.

Kush nuk do të irritohej nga skenarët që ia ngrenë padrejtësisht pas krahëve? Me këtë inat në nofulla, Rama doli në televizor në datën 7 Shtator para shpurës së policëve, që pati mbledhur në Ministrinë e Brendshme.

Lexo edhe: Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi 

Ua bëri të qartë se duhej të konfiskonin katet pa leje të Tiranës, sapo ai të firmoste vendimin e qeverisë. Kësaj radhe e kishte personale.

“Këta janë ata që u thuhet se ndajnë katet me mua. Se e kam edhe personale këtë, po nuk dua të përmend emra iu hakërrye nga ekrani milionerëve llafazanë. Dukej sikur dikush e kishte tepruar duke folur lart e poshtë. Atyre që nuk ia dëgjuan mesazhin nga valët e televizorit, i sqaroi në Facebook, duke përmendur ata që “përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë”.

Thashethemi u duk se i kishte djegur dhe vendimi i qeverisë doli shpejt. Në ERTV u futën live ministrat që do t’i vinin pronarët me shpatulla pas muri. Belinda Balluku u tha se “zbuloi” një pallat pa leje në Farkë. Bledi Çuçi foli para një godine e disa kate pa leje edhe kjo në Tiranë.

Nga ndëshkim në legalizim

Mjafton të lexosh vendimin e qeverisë për të kuptuar se loja në prapaskenë është tjetër.  Sipas ligjit aktual, nuk është çudi që me një shtesë të vogël pa leje të përfundosh në burg. Masat janë disa:

1- vendosje gjobe, sipas llojit të shkeljes
2- vendoset prishje e ndërtimit të kundërligjshëm
3- përgatitet kallëzim penal për veprat penale të konstatuara gjatë kontrollit

Si Rama, edhe ministrat e vinin theksin tek konfiskimi. Por në realitet, vendimi që mori qeveria kishte edhe “parablerje”.

Pasi IKMT të konstatojë shtesat apo ndërtimet pa leje, vërtet objekti futet në procedurë konfiskimi, por pronarit i jepet e drejta ta parablejë atë me çmimin e tregut. “Nëse subjekti shpreh interesin për të parablerë punimet pa leje, ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore kryen procedurën e parablerjes” thuhet në pikën 12 të VKM.

Qindra arrestime ndër vite

Kjo do të thotë që ligji për më të pasurit është shumë e zbutur, madje i jep atyre një pozicion të privilegjuar që praktikisht çon në legalizimin e pronës.

Shmanget kallëzimi penal. Shmanget burgu.

Jo më kot, këto ditë janë rikthyer në kujtesë qindra arrestime që kanë ndodhur për shumë më pak. Dikush për avllinë, dikush për shkallët, një tjetër për një dritare. Asnjë nuk kishte ndërtuar pallat. Asnjë nuk kishte “shpifur” për kryeministrin dora vetë.

Atëherë përse u zbut ligji për më të pasurit? Përse u premtua ndëshkim, kur do të bëhej legalizim?Mos ndoshta fjalët që Rama i hodhi si thashethem, ato që pronarët e kullave i flasin lart e poshtë, se i ndajnë pronat e paligjshme me kryeministrin, është i vërtetë?/Lapsi.al



30 Comments

  1. Kurse ata qe suvatojne Halene e shtepise e futin ne burg.Punime pa leje.Keta jane moter dhe gra qiret e kesaj qeverie.

    1. Eshte faji yne qe po e tolerojme dhe votojme psikopatin. Pa dyshim qe kullat e Rames jane, se gjithe ato qindra milione euro qe ka cvjedhur do i investoje edhe ne Shqiperi, jo vetem ne Spanje e ne llogari offshore. Rama dhe Veliaj i kane pire gjakun ketij populli. 30 milion euro kilometri i rruges, ne cvend tjeter ndodh?Keta nuk vjedhin 50% te cd investimi qe bejne, por 80-90%.Te babezitur ne ekstrem.Duhen terhequr zvarre sa me pare

  2. A janë të Edi Ramës kullat që po legalizohen?
    jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjoooooooooooooooooooooooooooooo
    Ato jane te miat , mos e akuzoni kot kryehajdutin

  3. Shume keq per ty z. Bushati qe hedh ne treg nje thashethem te tille aq te pa baze e aq te pabesueshem

    Ju si gazetar me pervoje duhet ta dini se ne ato pallate e kulla qe po erresojne e po i zene frymen

    Tiranes kane pjesen e luanit ata punetoret qe rrine me ore te tera tek Dogana ne shi e diell ne

    pritje te ndonje kerkese per pune. Ai keni pare si rrine atje me matrapike, gure fleksibel, motorsharra

    etl. Vetem dukjen kane si gjynahqare qe presin ndonje pune ditore per te ushqyer femijet ne darke,

    kurse ne te vertete ata jane perfituesit e vertete, janepeshqit e medhenj te korrupsionit qe pastrojne parat

    ne kullat e Tiranes.

    Por ju z. Bushati per aresyet qe i dini vetem ju ia fshehni publikut kete fakt rrenqethes dhe hedhni

    dyshime per me te pastrin e te pasterve, me te paperlyerin e te paperlyerve, me qelibarin e qelibareve

    me te panjollosurin e te panjollosurve. Ti qofsh qe mbart mbi shpine nje mekat te tille.

  4. Po nxirini ndonje dokument o lapsi. Apo futja kot mbushi njerzit me thashetheme, se ju pelqejn.
    Nga keto lloj artikujsh te bej me qindra.
    Fakte. Fakte shoku gazetar.
    Se ashtu i bie qe edhe ata qe thone mijra gjera per berishen, duhen mare per baze.

  5. Jo jo Jan te ndraghetes dhe lali pederit zdroms qe ja qift bangladeshi fisin . Vetem hajdutet e taksapagusve shqipetare “(shpellar , malok , katnar, laluc, lab )” dhe patronazhistat familjeshkerdhyer , shoqeria inferiore e mbrojne ket .

  6. Nje kryeminister qe thote Clevio Serbiano eshte talent,dhe flet mire per te ,ca prisni tjeter nga ky i cmendur qe e kemi kryeminister

  7. erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones” që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë pare ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vet Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bahsën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s’ia ka treguar Shkëlzenit.Masturbohuni o shpellkare me shkrimin e dordolecit shkulLlaku

  8. Ky i paemer i ores 22.30 paska perseritur shkrimin e Mero Bazes, duke shtuar fundin.
    Vertet mund t’i besohet Meros qe cfare nuk shkroi per Ramen dikur e sot i rri rrotull?
    Po Berishes me pas e sot nuk di cfare shkruan per te?
    Pastaj i erdhi rradha Bashes, ku pa mundesi per ndonje karrike, por i humbi shpresat me vonese.
    Te gjitha keto pirueta i ka normale ne shtyp, se neper studjo as koleget e vjeter nuk e ftojne, pasi prish emisionin…

    1. Po eshte Mero Gelbaza dora vete. Akoma as kaq gje se ke kuptuar?Ai,bashke me Bled Manen jane 2 komentuesit me te devotshem

  9. Jo rastësisht, informacionin e dhënë nga Departamenti i Drejtësisë dhe shërbimi inteligjent amerikan e mbështet edhe drejtuesi i tashëm i PD-së, Sali Berisha. Natyrisht ai, dhe portalet pranë birit të tij, nuk e mbështetin nga dëshira për të vërtetën, por tani Basha është armiku i tyre politik dhe si i tillë duhet dërmuar. Sidoqoftë, nuk është njëra nga shashkat e tij të hedhura në erë. Ai po vrapon të distancojë Bashën nga PD-ja, pasi e di mirëfilli se kjo ka ndodhur,shko lepija bythen spiunit salih metaj sot

  10. Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

    Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë.

    1. Faktet vlllai i ke te BIRN-I (po dite anglisht).. Po ti besoj vetem shqip di edhe pse mund tkesh interesa e leke…Se kur s’ka gjykata, ben banjo dielli tani Saimir Tahiri te rezidenca e tij, ne Koder Diell… Dhe shtet pa gjykata s’ka.. Ose me gjyqtare qe tani jane kthyer nga SPAKU ne avokate te LIRE..

  11. As një pikë dyshimi që o plotësisht o pjesërisht.Se kuptoj që akoma ka persona o gazetarë që janë në dilemë.Ore që kur ishte kr bashkie e filloi korrupsionin me ndërtimet.Kush është nga Tirana, ka një farë moshe dhe ka qenë i vëmendshëm në ndërtimet e bëra e dinë ato janë bërë nga viti 2000 e më tej gjatë qeverisjeve socialiste.E si mendoni që janë bërë?. Duke marrë para, duke qënë bashkëpronar o pronar i plotë.

    1. Përplasja “epike” Balla-Berisha në Kuvend, Noka i ankohet socialistit: Po leje mos u merr me të, se plak…

  12. Po nuk ka dyshim qe jane pjese e 20% te tij.

    Shikoni Veliaj nuk pranoj te nxjerri nje vendim te tille dhe ja kaloj pergjegjesine Rames qe e beri me nje VKM mbasi beri show e rradhes ne TV per dy miqte e tij kur me njerin ka qene ne darke ne katin e fundit te hotelit te tij Radisson nje dite perpara se te dilte ne TV.

    Te pakten njje pjese e popullit nuk e ha, te tjeret jane ata qe qanin per Enverin.

  13. Ne mos te Edit, te Olsit, te Kastratit, te Xhackave, te Salillarit, te Banana King-ut etj..Lista vazhdo me shume sh. A (shoqeri anonime) por s’eshte shume e gjate…

  14. A jane te Edit kullat? Edhe mund te jene, ose edhe jo…….
    A ka gisht filani te fisteku? Edhe mundet……
    Po Bushatit a i qihet gruja? Ky i dihet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *