• |
ide | kryesore

Rama: Nuk jam armik i medies së lirë, raportet ndërkombëtare lajme të rreme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjermania



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Hans-Peter Siebenhaar të gazetës së njohur austriake ”Die Presse”. Rama u shpreh se janë përhapur lajme të rreme lidhur me lirinë e medies në vendin tonë dhe kritikat ndaj tij. Ai shtoi se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe shtoi se vendi ynë është një vend liberal ku mund të thuhet gjithçka.

Pyetje: Së fundmi jeni kritikuar rëndë në një artikull në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për mosrespektimin e lirisë së shtypit dhe gazetarëve?

Rama: Jam vërtet shumë i pikëlluar nga ky lajm i rremë që po përhapet nga media me reputacion cilësor në demokracitë kryesore. Sinqerisht, pyes veten se si mund t’i përgjigjemi akuzave të tilla të pabaza?

Pyetje: Me fakte?

Rama: Deklaratat e mia u nxorën jashtë kontekstit. E gjithë kjo është shumë e trishtueshme për mua. Kontribute të tilla e vendosin Shqipërinë në një cep për çështjen e lirisë së shtypit aty ku ne nuk bëjmë pjesë. Ne jemi një vend ku të gjithë janë liberalë për gjithçka! Mund të thuhet gjithçka pa u disfavorizuar apo diskriminuar.

Pyetje: “Reporterët pa Kufij” e renditin vendin tuaj të 103-tin nga 180 vende. Nuk është saktësisht një kompliment?

Rama: Ky është një rishikim i tmerrshëm! Fakti është se ne nuk kemi asnjë gazetar të kërcënuar apo edhe në burg. Nuk ka kufizime për redaksitë, as nuk ka çështje gjyqësore të qeverisë kundër gazetarëve. Unë nuk jam armik i medias së lirë. Pavarësisht gjithçkaje, unë jam objektivi i sulmeve. Unë kurrë nuk u thashë gazetarëve se ju jeni derra apo parazitë. Kurrë! Por, sulme të tilla të pajustifikuara rezultojnë në vlerësime të këqija.



3 Comments

  1. Ai nuk eshte armik. Armiku ka bythe dhe i nxjerr gjoksin e del zot vete. Kurse ky, mavria me boje, eshte nje hijene e peshtire, qe nuk e ka per gje te lepije cka peshtyn apo haje cfare dhjet!

  2. Armik i medias se lire ? Ah sikur te ishte vetem kaq. Ky do te ishte mekati me i vogel.
    Ky eshte armik i votes se lire, ky eshte armik i demokracice, i mundesise se nderrimit
    te pushtetit me vote e ne menyre paqesore, ky eshte armik i institucioneve e ndarjes
    se pushteteve, ky eshte armik i shtetit ligjor, ky eshte armik i opozites dhe i gjithe njerzve
    qe e votojne ate dhe duan rrotacion te pushtetit, ky eshte armik i Kosoves martire dhe
    i Veriut ne pergjithesi, ky eshte armik i njerzve e punes se ndershme por mbi te gjtha
    ky eshte nje gjenerator i pashterrrshem energjie negative qe po e ben Shqiperine te
    pajetueshme per shumicen e banoreve te saje.

    1. Nuk ke nevoje o mik te listosh pislliqesh. Mjafton te thuash qe eshte mik me erdogan e vucic dhe merr leke nga putin.. E i ke thene te gjitha mi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *