• |
ide | kryesore

Celibashi flet pas takimit me Kim: Diskutuam për financimet ruse

-Instant, Lajme, Të fundit
Celibashi



Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka treguar detaje nga takimi që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-së për financimet ruse.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA si partneri dhe aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare dhe specifikisht financimeve ruse.

Nën dritën e informacioneve të fundit që ata disponojnë përcollën shqetësimin tek aktorët institucional dhe politik shqiptar, me qëllim që të rritet vëmendja dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që paratë dhe financimet e huaja, jo vetëm ato ruse mos të kenë ndikim në politikën shqiptare”, tha Celibashi.

Lexo edhe:

Meta: E vërteta e përplasjeve me Yuri Kim dhe raportet me Sali Berishën

Në lidhje me ndryshimet ligjore, Celibashi tha se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, më qëllim që KQZ-së ti jepet më shumë mundësi për të kryer hetime më të thella.

“Ajo që mund të them është që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ dhe institucioneve të tjera ti japin mundësi që të hetojnë më thellë në lidhje me sasinë e parave që marrin partitë, nga i marrin ato para, si i përdorin ato.

Natyra e diskutimit ishte përcjellja e një shqetësimi, Nuk i bënë diskutime të formës së karakterit si mund të veprohet. Ngelet për tu parë në vazhdim. Faktori politik në Shqipëri konfirmoi nevojën për ta qasur këtë shqetësim

Mendoj se në vijim edhe në kuadër të reformës elektorale do të ketë ndryshime”, tha ai.



6 Comments

    1. Per lesh kari shkoi “proamerikani” Luk Brava dhe per lesh dhipi do te shkoje dhe Paulin Kristaq Rama shume shpejt si kreu full time i Mafies ne Shqiperi dhe njekohesisht Kryeminstri part time i saj!

  1. Takimi i zonjes Kim me Kreun e KQZ-se, Celibashi, eshte nje tjeter tallje me shqiptaret ne favor te Bashes dhe aferes se ruseve.

    Ky takim synon te terheqe vemendjen se gjoja nuk eshte vetem Basha, por edhe politikane e parti te tjera “mund” te jene financuar nga ruset.
    Kjo eshte nje loje e vertete qe nuk bind njeri.

    Zonja mund te shkoje ne SPAK dhe tek njerezit e perzgjedhur per “Drejtesine e re” per te sqaruar se “kush është kush” ne partite shqiptare.

    Efekti i kesaj tentative ka te beje gjithashtu me percarjen e metejshme te opozites disa muaj para zgjedhjeve vendore dhe ngjalljen e mosbesimit ne PD mbi mundesine e nje bashkimi te dy pjeseve te saj, fijet e te cilave terhiqen ne SHBA, por ne interes te Rames, si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *