• |
ide | kryesore

Hetimi/ Ish-agjenti i FBI i lidhur me rusët ishte mik i Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së është vënë në shënjestër të prokurorëve amerikanë. Charles McGonigal ka dalë fshehtas para një jurie të madhe. Ai është akuzuar për lidhje me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja.

Por në lajmin që publikon “BuisnessInsider”, ai përshkruhet me lidhje në Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Në artikull ai citohet si mik i kryeministrit Edi Rama.

Gazeta thotë se në dosjen ndaj tij ka një e-mail ku ish-agjenti ishte përpjekur të organizonte një takim mes Ramës dhe një kompanie amerikane. Kjo e fundit, ishte piketuar nga Rama për tu përfshirë në një nismë kundër korrupsionit. Por, FBI nuk e ka dhënë aprovimin për takimin dhe takimi nuk u zhvillua. Gazeta ka pyetur më pas kryeministrinë shqiptare.

“Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. 

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe. Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë

Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në New York.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.

LEXO EDHE: Basha, para nga Kremlini/ Si qëndron e vërteta

Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.

Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.

Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.

Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.

“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim Weiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.

“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.

Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.

Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.

Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.

“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.

Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.

Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.

Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.

Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

An attachment to a grand jury subpoena.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.

Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”

Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik.  Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse. 

“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”

Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.

“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andrew Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.

©Marrë nga Insajder, përshtati në shqip LAPSI.al



21 Comments

  1. Tani qe Rama ka gisht te inceneratoret eshte dicka qe besohet, po ky lajmi eshte pa lidhje edhe pse me vertet. Nqs vet FBI e zbuloi tani nga ta dinte Rama? Per Ramen mund te ket qen FBI.

    1. Unë jame Muhamet Sytari një jev Turke por banoje në Shkodren Ilirike thotë:

      Të gjith një mute jane por problem për politikanet shqip foles për here Ka qëne dhe ështe se si të vjedhin ose të marrin Lek nga bota e krimbur Lindore për veten e tyre pa ra në sy të Amerikanve, për sa të jet e mundur. Se për delete në Shqiprie nuke e kane shume problem se pse ne jemi me mentalitet lindore Turke Otomane dhe shumica prej nesh jemi Turqe muslimane dhe jemi njerze të dores dyte ose të dores tret siqe jane Myslimanet Ku do në bote.

  2. Po tashi perderisa Rama eshte i lidhur me Vucicin koke e kembe,normal qe eshte i lidhur dhe me ruset. Mos u mashtroni qe hiqet si proamerikan,se e dime ca antiamerikane ka qene ai.

  3. shenim para ca ditesh per nje artikull ne kete portal bera nje koment,por sot kur lexova kete teme thash ata qe me shanin ju ra ne suratin e tyre……………
    terra
    06/09/2022 te 03:36

    Analiza/ Janusz Bugajski: “Ballkani i hapur” projekt i Serbisë për të përfituar Rusia…………Nese eshte e vertet kjo qe thote z.Janusz Bugajski ,atehere del qe aleksander soros,eskobar dhe anbasadorja amerikane ne vendin tone zj Kim punokan ne interes te rusise.Amerika mesa kemi pare filma dhe lexuar libra apo ne analiza televizive ka patur tradhetare qe kane tradhetuar ameriken dhe kane punuar per interesat ruse.Rama na thote dhe disa here e ka thene hapur qe ky projekt ballkani i hapur ka mbeshtetjen amerikane dhe te brukselit dhe amb kim nuk ka mbajtur nje qendrim te prere.Ne shqiptaret nuk kemi nje qendrim zyrtare te prere te politikes amerikane dhe te brukselit a jane ata ne nje linje me ramen dhe vucicin per open ballkan?Labirinthet e politikes boterore ne nuk i kuptojme.Cfare luhet dhe cfare fshihet…….Shqiptare usa eshte per shqiptaret mbrojtia e vetme e perhershme e perjetshme gjithe shqiptaret te mos kene asnje dyshim per kete,ndersa armiqte e kombit tone qe presin me padurim ndonje situate tjeter si felliqsira vucic qe mendon se spo njeh juridikishte kosoven e pavarur se pret ,qe si dihet thote ai kafeneve te beogradit dhe moskes ,se usa nje dite mund ti braktise shqiptaret dhe do ripushtojme jo vetem kosoven por do pushtojme gjithe shqiperine .Jemi me fat qe usa eshte ne anen tone te shqiptareve dhe kombit tone,se do na shqyenin sllavo ortodokset ruse.Prandaj kush eshte shqiptare i vertet dhe se mohon veten e tij si shqiptare kush te mendoje thelle se kush eshte kundra usa eshte kundra shqiptareve dhe kushdo qofte qe del se ne fshehtesi ka punuar per rusine ta konsideroni si armikun tuaj qe ju ka dashur te masakroheni si ka bere serbia me shqiptaret e kosoves.Ndersa ata moderatore qe ftojne ne emisjonet e tyre gjakprishur qe mbojne dhe u thurin levdate rusise,apo kines dhe iranit dhe sidomos masakrave te putinit ne ukrahine ti konsideroni si provokatore dhe te shitur te armiqte e kombit shqiptare dhe ti damkosni si tradhetare.Tradhetia eshte thike pas shpine,dhe per tradhetare te tille sduhet te kete kurre meshire dhe duhen eleminuar nga rruga e lirise dhe e pavaresise,ndryshe ata jane kercemim jo vetem per lirine,pavaresine por dhe jeten tone.

  4. Haha e Forte kjo ishe një Mike i Rames lidhje me Ruset, kjo ështe gazetarie o Vella. Edi Rama ështe vasale ose zari i Erdoganit dhe Turqise që jane të lidhura këmbe e koke me Rusine dhe Irani keta thone një Mike. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir spiun duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur 🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇦🇱

  5. Ky lobimi thjesht per foto me zyrtare amerikane e jo vetem eshte nje nga gjerat me te ndyra qe ekziston.

    Parate qe paguhen per keto foto jane gjithmone te pista, ose paguhen nga ndonje oligark i cili ka vjedhur tendera publik, ndonje politikan nga leket e grumbulluara prej korrupsionit, ndonje koke bande i cili i korr me krimin, ndonje narkotrafikant i cili pasi e shet drogen edhe ne amerike me parate e saj paguan per foto, e ne fund te gjitha keto para jane te fshehta dhe perdoren per qellime teresisht lufte te brendshme politike ne Shqiperi.

    ps: Rama u be gruaja e Bilalit per foto me Obamen e ju thoni kishte miqesi me agjentin e Ruseve, a thu se Rama njeh limite e skrupuj…

  6. Mos kujtoni që në Amerikë nuk që punojnë për Rusinë.Koha ka treguar që jo vetëm njerëz të thjeshtë por specialistë në fusha të ndryshme dhe në ushtrinë amerikane kanë qenë informator rus kundrejt pagesës.Po sigurisht dhe politikanë dhe drejtues në rangje të ndryshme me orientim të majtë.Dhe ku është një problem i madh atje.Mendoni që dhe tani gjatë luftës në Ukrainë shumë intelektualë me orientim të majtë kanë dalë hapur në mbështetje të Rusisë.Keshtuqe dhe Sorros, Eskobar e Kim nuk është çudi që punojnë për Rusinë si të majtë që janë.Se mbështesin Ramën kete gjë do thotë Terra.

    1. Eshte per te qare dhe per te qeshur…dhe shume e vertet se ne foto me kongresmene amerikane ka dale (para se te shpallej non-grata) dhe Tom Doshi nen-siglen e PS-se. Kongresmene qe s’dine si i pranojne parate per foto…

      Rama tani eshte ne banken e te akuzuarve…

  7. As me shkon mendja qe Zoti Rama te kete rene pré e ndonje superspiuni te regjur, ne ShBA apo gjetke, se i dallon ato ujera…

  8. Mos ja mbysni kot – Nuk ka Edi Rama miq te lidhur me ruset! Edi krejt miqesine e ka te tere te drejtuar tek Aleksander Vucic, qe sikur e dini te gjithe, eshte armiku nr-1 i Putinit dhe Rusise..

  9. fillimet e ngritjes së strukturave të kësaj force politike, që në janar të fitit 1991, paratë me origjinë sllave, konkretisht serbe, dorëzoheshin te Azem Hajdari, si kontribut i shërbimit të fshehtë serb dhe politikës serbe për të shkatërruar gjithçka.Pralelizem nga mediat qe paguhen nga ruset njelloj si PD bejne shkrime,cdo te thote mik i rames per ju te lapsit,dokumetnta nuk ka por mendohet qe ka qene mik i rames,dokumenta ka per PD e salihut qe kane mare para ruse,mungon ngjashmeria

  10. Perfundimisht politikanet si ne Shqiperi, si ne Rusi, si ne USA, si kudo, jane PLEHRA.
    Te gjithe e kane mendjen te vjedhin, sikur edhe te jene te detyruar te behen spiune.
    Mjere popujt e shkrete.

  11. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.Ti shpellkari Edi qe per kenaqesine e salih metaj cdo dark perdhunon motren vajzen mamin tezen,qellimi eshte ta shtosh rracen e qelbur cecene e shpellkare ju duhen vota ne te ardhmen

    1. Edvini I Zi I drogs,vuqiqit,inqeneratorit asht ay qy s bashku me sorosin e Zi lufto kundra djathtes konservator .Edvini I Zi I ka dergu dollart n amerik me tojoto jaris edhe thot gjoja sikur I ka dergu basha me marshall doktorin.Rama ik ,Rama ik ,Rama shporru ,ik.

  12. Gjykata për lobimin rus/ Si e shpëtuan Bashën nga ndëshkimi Berisha me Sallakun, Malajn e Beçajn. Refuzuan provat e dëshminë e Muzin në SHBA

  13. Pranoi që PD ka marrë pare ruse, pranoi dhe që këto pare i ka marr Basha dhe meqë amerikanët e kapën, ai u detyrua të shiste Berishën që të shpëtonte.

    Tani ky pretendon të drejtoj PD më tej, PD që ka marrë pare ruse, dhe që do të ketë kryetar partie një antiamerikan si salih metaj

  14. Izraelitet nepermjet departamentit te shtetit te USA po perpiqen ta nxjerrin nga loja shkerdhaten e tyre Edvi Ramqir pa konseguenca te renda deri dhe jete per mekatet e zeza e te renda qe ka bere.
    Trillimet me Ruset se fundmi dhe ftesa e Veliajt ne Washingtonin e kuq te Rosembergeve te ringjallur eshte ogur i zi… Mos e lini te ike Rama pa lagur nga tradhetia dhe hajdutlleku !
    I bej thirrje Gramoz Ruçit ,Fatmir Xhafes dhe ish sigurimsave driteshkurter te ndalojne luften civile si mjet fitimprures por te bejne rrokaden patriotike sa me shpejt sepse do përfundojne si çamet sepse nuk i don askush perveç shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *