• |
ide | kryesore

Ish-interisti Guarin, mesazh prekës në Instagram: “Jam njeri plot vese e mëkate”

-Instant, Sport



“Këta lot që shihni në foto janë ato të një njeriu plot vese, gabime, mëkate e shumë gjëra të tjera”. Ish-mesfushori i Inter Fredy Guarin del zbuluar në një postim në Instagram. “Përshëndetje botë, sot dua të tregoj se si jam, me zemër të hapur, jo për të marrë mirëkuptim apo ndjekës – shkruan ish-mesfushori duke shoqëruar fjalët me një imazh të tij të përlotur –. E bëj me qëllimin që të mund të jem i dobishëm për dikë”.

Një vit e gjysmë më parë Guarin u arrestua nga policia kolumbiane pas një sherri me prindërit e tij. “Ne jemi gjithmonë në kohë për t’i hapur derën Zotit dhe ta lëmë atë të udhëheqë shpirtin dhe zemrën tonë”, shkruan ai.

Lexo më tej: U përgjak në përleshje me familjarë, Guarin pas arrestimit: “Nuk është e vërtetë ajo që thuhet”

Fredy Alejandro Guarín Vásquez ka lindur më 30 qershor 1986 dhe është një futbollist profesionist kolumbian. Një lojtar i gjithanshëm në mesfushë, por ndihet më mirë në qendër, si shkatërrues ose në të djathtë. Ai e filloi karrierën e tij me Envigado, më pas pati një periudhë të shkurtër në Argjentinë dhe luajti dy vjet në Francë me Saint-Étienne. Ai bëri emër me Porton në Portugali, ku kaloi katër sezone dhe fitoi dhjetë tituj të mëdhenj, duke përfshirë tre kampionate në Primeira Liga dhe Europa League 2011. Guarín luajti me Inter dhe përfaqësoi Kolumbinë në Copa América 2011 dhe Kupën e Botës 2014.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *