• |
ide | kryesore

Meta dënon urdhrin e Prokurorisë për mediat: Masë frikësuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
frikësuese



Ilir Meta tha sot se urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e emaileve në media është një masë frikësuese. Ajo, sipas Metës, nuk e zgjidh problemin e hakerimit të të dhënave.

Duke folur në një konferencë për mediat ai u shpreh se besimi i qytetarëve te institucionet kthehet vetëm nëse jep dorëheqjen kryeministri Rama.

“Problemi nuk janë mediat. Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Sot pas 16 muajsh qëkur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që vetë qeveria i bëri të dhënave për tua dhënë patronazhistëve për tu bërë shantazh qytetarëve, prokuroria nëse do kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do ishte këtu sot. Prokuroria vajti për të bllokuar serverin e Lapsit dhe situata është kjo. Këta njerëz nën pushtetin e Ramës shkelin ligje, sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhja. Kjo është një masë frikësuese, tepër relative, e cila cënon lirinë e medias dhe nuk zgjidh gjë. Mbrëmë “The Telegraph”, e kishte publikuar. Çfarë do ti bësh medias ndërkombëtare? 

Këtu i gjithë shteti është lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Vetëm dorëheqja e Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër në sy të të gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë.” – u shpreh Meta.

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë 



28 Comments

  1. ja dha doreheqjen Rama mor like kush do vije ne pushtet? Ti ? apo Mona? Te dy imazhe te reja si paraqitje por jo ne karakteristika , ty e pame sa te do populli kur thirre ne proteste qe vetem antaret e PL te erdhen

  2. Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron LIKE , ti e ke ndryshuar lekuren bashke me Moniken por vesin e dores zor se ta heq njeri

  3. Nuk e kuptoj kush flet per patronazhista ky qe sa her qe ka zgjedhie i kapen patronazhistet duke ble vota per lsin

  4. Fajtori i vetem je ti o ilir meta dhe duhet te marresh ddnimin e merituar sa me pare per te keqijat qe i ke bere ketij populli

  5. fole ti more plere qe ske lene gje pa bere kur kishe mundesi, vodhe e shkatrrove cdo gje per interesat e tua e le popullin ne varferi

  6. se kuptoj si ke akoma ftyre e flet per vjedhje kur ti bashke me monen jeni dy monstra qe keni vjedhur kete vend sa keni dasht

  7. keta paskan mesu nji fjal patronazhist dhe me kto kapen o like shife icik grun tate ca eshte duke bere me ato milionat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *