• |
ide | kryesore

Zhang e Inzaghi, takim i ri për të dalë nga kriza: besim, por jo pa kufi

-Instant, Sport
Zhang



Simone Inzaghi nuk është aktualisht në diskutim, pavarësisht hashtagut #InzaghiOut dhe dëshirës së shumë tifozëve për të mos e parë më në pankinën zikaltër. Drejtuesit me në krye Zhang janë më reflektues dhe e kuptojnë se do të ishte absurde të hiqej dorë tani nga një projekt që gjithsesi solli dy trofe vitin e kaluar. E shoqëruar kjo edhe me një cilësi më se të kënaqshme të lojës. Megjithatë, nuk mund të rrish dhe të shikosh pa ndërhyrë pas një serie negative. Tre humbje në kampionat, një ndeshje në shtëpi në Champions dhe golave të shumtë të pësuar. E gjitha kjo nga një skuadër që e kishte bërë mbrojtjen një nga pikat e forta të saj.

Kjo është arsyeja pse nesër është planifikuar një përballje e re mes trajnerit, drejtuesve e presidentit Zhang. Do të jetë një takim ndryshe nga ai pas Bayern Mynih, ku morën pjesë të gjithë lojtarët. Para së gjithash sepse janë të paktë ata që i mbijetuan eksodit për shkak të angazhimeve të kombëtareve. Pastaj sepse nëse ndalesa në Champions League edhe mund të mendohej, ajo e Udines është e papranueshme. Sidomos për mënyrën se si ndodhi.

Tani gjërat bëhen serioze. Në fillim është përplasja me një Romë të helmuar nga disfata në shtëpi ndaj Atalantës. Më pas përballja e dyfishtë me Barcelonën që do ta bëjë të qartë nëse do të ketë apo jo të ardhme për zikaltrit në Champions League. Me pak fjalë, konfrontimi i nesërm do të jetë baza për të rifilluar. E sikur vetëm fakti që mund ta bëjë këtë me një Lukaku gati është një lajm i mirë për një trajner që për momentin nuk është në rrezik. Por për të vazhduar të ndihet rehat, nuk mund t’i lejojë vetes më shumë gabime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *