• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Rama i bën tjetër dhuratë Erdoganit, mbyllet shkolla “Mehmet Akif Ersoy”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollës “MEHMET AKIF ERSOY”, përfshirë të gjitha ciklet parauniversitare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Qeveria me anjë të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Vendim për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 42 e 70, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

2. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:

a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;

b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;

c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;

ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;

d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:

a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;

b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;

c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.



13 Comments

  1. Pas mbylljes se shkolles se mesme “Mehmet Akif Ersoy dhe nje kopeshti financuar nga nje fondacion turk, Kryeministrit Rama i ka mbetur te nderroje kreret e Komunitetit Musliman Shqiptar, ne menyre qe te plotesohet deshira e sivellait te tij Erdogan.

    Armiku personal i Erdoganit qendron dhe mbeshtetet nga SHBA, te cilet nuk pranojne ta ekstradojne ne Turqi, por Tirana zyrtare ka qendrim te dyfishte.

    A eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise pretendimi i Erdoganit?

  2. Shkolle historike qe per dekada ka patur sistemin me te mire arsimor ne shqiperi dhe ka nxjerr studente te mrekullueshem qe po kontribuojne per vendin. Nder per erdoganin po turp i madh per shqiperine.

    1. Sakte!!
      Detyrimet ligjore nga pisi rama nuk jane thjesht mbyllje shkolles. Jane renie ne qafe!! Jane harassment!!
      Ci duhet kryepisit dokumentacioni i shkolkes turke, perderisa ka operuar nen aprovimin e autoriteteve shqiptare, keta te fundit duhet te kene disponuar gjithcka qe per tu diponuar.
      Pse u ve detyrime financiare per procedurat per transferim te studenteve
      Kryepisi nuk thjesht ben ndere Erdoganit. Kryepisi lufton kundershtaret politike te Erdoganit me cdo mjet.
      Keta jane fashizmi qe po ngrihet dita dites ne fuqi ne emer te demokracise qe shpiku evropi dikur.

  3. Edhe ato pak gjera me vlere qe kemi pas ky po i ve kazmen per te kenaqur sulltanin . Ik merrja ne goje sulltanit o pallosh , o xhinskurvash

  4. Keni nje gabim ne titull. Nuk eshte se i beri nder, plotesoi nje nga kushtet qe i ka vene Erdogani. Kur te plotesoje edhe te tjerat do vleresohet nese sulltani do e prese dhe takoje apo do i thote te ka kaluar afati

  5. Vende pune mesuesish , femije qe e lene shkollen ne mes dhe ne fillim te vitit shkollor. Psikopati te cmendurish per lojra politike. Ptu qelbesira te ndyra

  6. Sa herë socialistët përballen me ndonjë skandal të rëndë korrupsioni dhe papërgjegjësi në qeverisje, natyrisht që zgjojnë dhe zemërim qytetar. Sapo njerëzit vendosin të protestojnë dhe të përballen me socialistët, shfaqet Sali Berisha dhe qytetarët kthehen në shtëpi të dëshpëruar, pasi u duket se i pret një e ardhme më e zezë.

    Sa herë socialistët dështojnë me reforma dhe ngjallin pakënaqësi popullore, shfaqet Sali Berisha si alternativë dhe njerëzit kafshojnë gjuhën.Nje shkolle turke me pak o shpellkare islamike

  7. Tani kjo mban ere pse e kane mbyllur, duke ditur qe kto jane shkolla qe mbeshteteshin nga fondacioni i Gülen. Si cdo gje ne shqiperi gjerat per fasade e jo per esence. Por kto shkolla sduhet te ishin lejuar te hapeshin qe nga dita 1. Vetem propogande fetare i kane sjell shqiperise. Une kam qene vete pjese e njeres prej ktyre shkollave edhe e mbaj mend qe vinin nxenes pa asnje lloj interesi fetar me deshiren per te studjuar gjoja ne nje shkolle te mire turke nderkohe qe ne fund te sholles ktheheshin ne myslimane te devotshem. Kto i ndajne vajzat dhe djemte vec e vec edhe vetem import fetar kane sjell.

    1. Dukesh sa ke qene nxenes atje.
      Tipik driteshkurter shqiptare qe iu kundervune ketyre shkollave nga dita 1.
      Keto shkolla per surprizen e te gjitheve u shndrruan ne pjesen me te mire te arsimit shqiptar.
      Arma efektive kundra kujt ben punen si duhe quhet bullizem e perndjekje. Kjo eshte arma qe perdori Edvin kodosh Rama kolaboracionist i fashizmit global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *