• |
ide | kryesore

Aksident i pesëfishtë në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor picash, një mjet tip ‘Skoda’ dhe një Peugeot. Nga përplasja fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar. Nuk përjashtohet mundësia për shkelje të limitit të shpejtësisë ndërsa kanë nisur hetimet nga policia e cila ndodhet në vendngjarje.


 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.