• |
ide | kryesore

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, 4 të arrestuar në Morinë

-Instant, Lajme, Të fundit
Policia-kukes



Katër persona janë vënë në pranga në Morinë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Për këto raste janë vënë në pranga personat me inicialet -E. C., 48 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë; B. S., 62 vjeç, banues në Durrës.

Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për personin me incialet A. T., 65 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë përgjatë aksit rrugor Tuneli i Kalimashit – Morinë. Ata po transportonin secili me automjetin e tij, emigrantë të paligjshëm (në total 26). Këta persona të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit 100-200 për person.

NJOFTIMI I POLICISE

U kapën duke transportuar me automjete, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.  Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar kontrolle të përbashkëta në terren, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta, gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasit: -E. C., 48 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë; B. S., 62 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 65 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme, përgjatë aksit rrugor Tuneli i Kalimashit – Morinë, duke transportuar secili me automjetin e tij, emigrantë të paligjshëm (në total 26), të cilët do t’i ndihmonin që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit 100-200 për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët e paligjshëm, 3370 euro dhe 150 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *