• |
ide | kryesore

DASH: Sanksionet, mjet për të çrrënjosur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dash, sanksionet, rusinë, DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë



Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të çrrënjosur korrupsionin në shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Ai këto komente i bëri pasi  Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq. Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin.

“Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm – por jo mjeti i vetëm i rëndësishëm. Qëllimin ne e ndajmë me qeveritë dhe banorët e këtij rajoni, pra për të çrrënjosur korrupsionin”, tha ai.

Sipas njoftimit të Thesarit, Kajmakoviq u sanksionua për shkak të “cenimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit”. Kajmakoviq është zyrtarja e fundit në serinë e disa zyrtarëve në Bosnjë e Hercegovinë që janë sanksionuar nga SHBA-ja. Në prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave. Ata thuhet se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin dy shtetas të Shqipërisë. Po ashtu ishin 2 zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, 1 në Malit të Zi dhe 2 në Maqedoninë e Veriut. Këtu përfshihej edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka sanksionuar edhe disa zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës. Ai zgjeroi sanksionet ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për vepra korruptive. Dodik fillimisht ishte sanksionuar nga SHBA-ja më 2017.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit, sanksionoi shtatë serbë nga Kosova. Ata mendohej se ishin përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Serbët e sanksionuar janë: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Sërgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq./ Rel



10 Comments

  1. Sanksione institucioneve , ndeshkime dhe sekuestro te pasurive .
    Keshtu gjithkush do trembet e do pyes veten 10 here para se te beje nje veprim .
    Ketu tek ne ndodh qe kapesh gafil ne vjedhje dhe abuzim e nuk te gjene gje por perkundrazi promovohesh .
    Kjo kohe duhet te marre fund nje here e mire .

  2. ka me korrrupsion se hunter biden o shkerdhata
    ju qifsha motrat hipokrite

    mbetet duke vjedhur naften e resurset e gjihte botes

  3. Another bullshit!

    Pa shtete te korruptuara, nuk ben perpara perandoria e U.S. Kjo dihet boterisht. Vetem se gjithmone ka nje vije te kuqe. Nqs e kalon, Big Brother ta kaput koken.

  4. Po mirë mor dakort.Po a u intereson juve kjo gjë.Sepse të paktën në Shqipëri m..i o no mullar ene asigjo nuk keni bo madje i keni dhonë krah këtij palloshit tonë.Apo vetëm fjalë!!!

  5. Kete palloshin qe eshte sot e heqin kur tu doj bytha atyre.
    Po kur shohin se kush eshte sot ne opozit. Thone….. Mire eshte palloshi aty. Deri sa te behen njerez shqipot.

  6. PO SANKSIONET KUJT JA VENDOSNI POPULLIT POPULLIT TE VARFER SEPSE KOLEGEVE TUAJ MAFJOZ SI RAMA AHMETAJ GJIKNURI BALLUKU E TE TJER PO HANE BASHKE ME GJITHE AMBASADORESHEN KIM PUTAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *