• |
ide | kryesore

Samiti për Ukrainën / Vuçiç, fituesi i vetëm

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama vucic zelenski



Fituesi i vërtetë i samitit për Ukrainën nuk ka qenë as mikpritësi kryesor, Edi Rama, as i ftuari i tij i nderit Vlodymir Zlenski, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai u ka imponuar pjesmarrësve të tjerë konkluzionet e deklaratës përfundimtare pas mbledhjes disa orëshe që u mbajt mesditën e së mërkurës në Tiranë.

Në një intervistë për televizionin serb RTS, Vuçiç tha se zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës.

Ai këmbënguli se Serbia nuk mund të bënte kompromise. ‘Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe aty nuk përmendet ndikimi keqdashës rus’, tha Vuçiç.

Vuçiç flet me krenari: Si e ndryshuam deklaratën për Ukrainën në samitin e Tiranës

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi keqdashës” i Rusisë mbi vendet e rajonit, pasi delegacioni serb këmbënguli se ai mund të shtonte se në këndvështrimin e tij mund të kishte palë të tjera më të rrezikshme.

“Ne kemi disa emra shtetesh të tjerë për ndikimin keqdashës të të cilëve mund të flasim. Ne zhvilluam zgjedhje, kështu që e pamë si dukej ky ndikim. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pas këmbënguljes sonë hoqën këtë perifrazim, – theksoi Vuçiç.

Ne nuk mund ta pranonim këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Vuçiç i imponohet Tiranës, deklarata për Ukrainën nuk i përmend sanksionet ndaj Rusisë

Ai arriti të heqë nga dokumenti i konkluzioneve edhe nënshkrimin e Republikës së Kosovës. “Ne nuk mund të pranojmë që të gjitha shtetet të firmosnkn veçan, sepse ky format deklarate do ta njihte Kosovën” tha ai

Ndyshimin e draftt fillestar e pranoi edhe  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kur komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”.

Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Sa herë që ka deklarata ku përfshihen disa shtete drafti final është produkt kompromisi, sepse ndodhemi mes dy alternativave, njëra është të mos ketë një deklaratë dhe alternativa tjetër është të gjendet një emërues i përbashkët. Është e vërtetë që në tekst që mungon pjesa e sanksioneve, por deklarata është e fortë, se pavarësisht nuancave dhe konflikteve të tjera, roli i rusisë si agresor del i qartë”, tha Peleshi gjatë një interviste për Abc Nevs.

Peleshi shpjegon pse mungoi neni i sanksioneve ndaj Rusisë në deklaratën e samitit 

Kështu linja e delgacionit serb u bë vendimtare për hartimin e deklaratës të përbashkët konsensuale të samitit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën duke mos përmendur sanksionet kundër Rusisë. 

Këtë qasje Vuçiç e konfirmoi vetë që në mesditë, para mediave, duke hyrë në selinë e pallatit të kongreseve në Tiranë.

“Kemi disa propozime për deklaratën e përbashkët, diskutimet zgjatën gjithë natën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them (për sanksionet) është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë” tha ai, duke iu referuar refuzimit serb për ti’u bashkuar sanksioneve perendimore.

Ashtu sikurse mund të lexohet në deklaratën përfundimtare, as sanksionet, as ndikimi keqdashës i Rusisë nik j përmendën në tekst.

Vetëm pas këmbëbguljes serbe pjesëmarrësit e tjerë janë pajtuar me tekstin e propozuar të deklaratës.

Në samit marrin pjesë presidentja e Moldavisë Maja Sandu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. BE-ja dhe ShBA-te ta bejne zemren gur dhe ta pranojne se nuk punohet me pinuca si Buzeviçi apo kurva si Putin. Ta ndajne mendjen se Serbia nuk ben pjese ne kampin pro-perendimor por me aksin Rusi-Kine. Te tjerat jane pallavra

  2. Vazhdoni dhe bejani yzmetin rublave ruse me dore e vucicit ju te lapsit,te gezuar dhe ju njesoj si burri bernabic si gazi gei i salihut

  3. YMER KELLIRA SOT NE SHENJE. MIRENJOHJE DHE PER INAT TE ALBIN KURTIT JA FUTI KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCICIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KOL KYCIT SALLLAKS MUT VELIUT FRRYK CYPIT DRITAN HALE-s ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES

  4. Me pak fjale laderi boteror, si perhere dhe kete here beri nje verre ne uje.,Nuk e pjerdhin as ne zyre te tije!

  5. ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU,FATOS LUBONJA E TALLIN KEQ ZAGARIN E MJERUAR YMER KELLIREN thotë:

    KUR TE GJITHE IKEN PER DREKE ALEXANDER VUCIC IKU TE YMER KELLIRA PER TJA FUTUR YMERI KARIN NE BYTH HAHAH HAHHA
    SI PARA LOJE SEXUALE EDHE KOL KYCI SALLAKS ISHTE DUKE MASTURBUAR ATY

  6. Çfarë fitoi Vuçiçi? Hajde mendje hajde!

    Shqipëria, në prag të sezonit tjetër turistik, ishte prapë nëpër të gjitha gazetat botërore “organising a security meeting with President Zelensky himself in attendance”.

    Çfarë është mesazhi përcjell Shqipëria këtu? Numbër një, Shqipëria është vend shumë i sigurtë derisa Zelensky që ka mbrapa gjithë shtetin Rus për ta eliminuar vjen në Shqipëri. Dhe jo vetëm që vjen, por dhe e publikon ardhjen javë përpara, dhe prapë ndjehet i sigurtë këtu.

    Por nuk keni faj se jua ka zënë sytë urrejtja prandaj nuk kuptoni asgjë, nuk shikoni asgjë.

    1. O trimi i malokërisë !
      A mund të na e skjarosh se ku kanë shkuar paratë e “turrizmit gjigand” pasi 80% e shqiptarëve ose kanë marë dhenë në emigrim, ose mezi sigurojnë bukën e gojës ?

      1. Po shtoj edhe këtë fakt.
        Greqia është një ndër shtetet më të frekuentuara në turizëm, megjithate ju desh BE që ti dhuronte qindra miliardë euro me krizën botërore financiare që të mos falimentonte si shtet.
        Nuk mund të ndërvaret një shtet financiarisht vetëm nga turizmi pasi një pandemi tjetër si ajo e koronavirust (larg qoftë), do ta shkatëronte tërësisht.
        E pra megjithëse e shet veten si më të zgjuarin e shqiptarëve, je në thelb “më i trashi” ndërmjet tyre.

  7. Edhe nji tjeter analize e felle nga nipi hyses. Si gjithmmone anal iza nxjer Vucic, Bejlerin e ato Jorgot e athines si fitimtare……

  8. SKANDAL: YMER KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EFI RAMEN-ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS thotë:

    ALEXANDER VUCIC DHE YMER KELLIRA E KANE KAPUR PENGE EDI RAMEN ME DOSJEN NUMER 2

  9. PARODI

    APOLOGJIA E MUNGUAR E ZELENSKIT- KTHEMA LIRINË

    Moj Europë, moj kurvë e vjetër,
    Si s’ma gjete një armatim tjetër,
    Ca avionë dhe kallashë të ri,
    Që Rusisë t’i bie me breshëri.

    Moj Europë nëna e Ballkanit,
    Që mbron Serbinë bijën e shejtanit,
    Ti blen akoma gazin prej Rusisë,
    Dhe akoma në luftë jemi katandis.

    Me Kosovën hiç s’po bën drejtësi,
    Mban anën e Serbisë si gjithnji,
    Vuçiçi marrëveshjet nuk i firmos,
    Rusisë sanksione s’i vendos.

    Si nuk ju ha mortja o BE leshi?
    Broçkullat e Serbisë ju dëgjon veshi,
    SHBA m’thotë Kosovën mos t’a njoh,
    Veç luftën me Rusinë duhet të shoh.

    (Refreni)
    Kthema Krimenë, mos ma prek Donbasin,
    Kthema lirinë, lëshomi portet,
    Liroma popullin!
    Dua të jem si Zot,
    në Ukrainë sot,
    Dje dhe sot, sot dhe nesër, jam çifut,
    Jam aktor, por s’jam idiot.

    Rusia do trazira në Ballkan,
    Vuçiçi Putinin nuk e shan,
    Thotë popullin rus e ka si vëlla,
    Kosova përherë sa krahu e ha.

    O Ed Rama, lider Sorosian,
    Lojrat me Vuçiçin për çfarë i ban?
    Pse s’ja plas në sy Serbisë,
    Aleancën me Putinin e Rusisë?

    Kosova ishte dhe është Shqipëri,
    Dhe s’mund të jetë kurrë Serbi.
    Ballkani i hapur është një fasadë,
    Ndihmon Serbinë, Kosovës bllokadë.

    A do bëhemi bashkë gjithë n’Europë?
    Serbia me Rusinë të çojnë në gropë.
    Boll me luftë, s’po vesh dot kostum,
    S’po bëj plazh në det e as në lumë!

    (Refreni )
    Kthema Krimenë, mos ma prek Donbasin,
    Kthema lirinë, lëshomi portet,
    Liroma popullin!
    Dua të jem si Zot,
    në Ukrainë sot,
    Dje dhe sot, sot dhe nesër, jam çifut,
    Jam aktor, por s’jam idiot.

    1. Është e qartë që Sorrosi organizoi të ashtuquajturën samut!!
      Është e qartë që punon për Serbinë dhe për këtë qëllim përdor veglën e tij antishqiptarin Rama.
      Dhe ky samit e tregoi më se qartë këtë.
      Por problemi nuk është vetëm Sorrosi por Administrata majtiste amerikanë e BE që sillen tepër butë ndaj Serbisë.
      Sigurisht në këtë valle është dhe vetë Zelenski pavarësisht se sa mund të ketë dëshira e konsiderata për Shqipërinë,Kosovën e shqiptarët kudo në Ballkan.
      Por duke qenë në pozicion tepër të vështirë nga pushtimi rus pranon të bëhet “vegël”pa dëshirë e makinacioneve të antishqiptareve, amerikanëve sorroistë e BE e pavendosur.
      Duhet thënë që hapësira shqiptare ballkanike është e rrezikuar jo më nga ata tradicionalë por dhe nga Amerika që e kemi shumë për zemër!!!

  10. Ajo që nuk po shoh të komentohet nga mediat shqiptare, përfshirë edhe Lapsin , është prania e Aleksis Sorosit në samitin e djeshëm që u pa edhe në vizitën e Blinkenit .
    Kam dyshimin se vitin e ardhshëm , ne shqiptarët do ta humbim udhëheqjen e liderit botëror Rama, pasi mesa duket ai do të marë postin e “presidentit” të kompanisë politiko ekonomiko, mediatiko financiare të “Shoqërisë së hapur” të Sorosit, ose së paku të këshilltarit të Sorosit junior.
    Për Shqipërinë kjo do të jetë një humbje e madhe edhe për faktin se do të na mungojë një aktor gjenial tragji-komik ( e korigjova këtë fjalë se gabimisht i kisha shtuar edhe gërmën t) që na englendis me monologjet e tij të gjata të modelit “a doni më për Belulin ?”

  11. I fituari kryesor ishte Rama. Ne dy dite samit aspakproduktiv dhe te pakerkuar

    nga askush u kryen shpenzime nga taksat e popullit e varfer shqiptar dhe ne keto

    shpenzime te pamatshme dhe te pakontrollueshme si ne mall te dreqit kane perfituar

    organizatoret e samutit sa iu ka dashte bytha dhe ai ma nalt ka qene perfituesi

    kryesor.

    1. Një poezi satirike e përkryer për një situatë tepër dramatike për shqiptarët.
      Vetëm një gjë që nuk shkon .
      Nuk shkon thirrja për Ramën që është aktori kryesor në këtë situatë.
      Shërbëtor i Sorrosit dhe Serbisë, antishqiptari më i madh në tërë ekzistencën e shtetit nuk ka se si t’i bëhet thirrje!!! As mos mendo tja pellcasë në sy Vuçic për aleancën me Rusinë!!

  12. Dmth i gjithe qellimi i samitit ishte qe te rehabilitohej Vuqiqi dhe qe ky kokoshi yne te ngrefosej maje plehut. Se po gjeti njeri ndonje rezultat konkret tjeter pervec llafeve e propagandes le te na e thote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *