• |
ide | kryesore

Vuçiç flet me krenari: Si e ndryshuam deklaratën për Ukrainën në samitin e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
vUçIç



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka folur me krenari për mediat serbe se si arriti të ndryshojë deklaratën e përbashkët të samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë. Beogradi këmbënguli në heqjen nga deklarata të sanksioneve për Rusinë dhe dënimin e ndikimit rus në rajon.

Në një intervistë për RTS, Vuçiç tha se ka folur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për integritetin territorial të të dy vendeve, respektimin e Kartës së OKB-së, por edhe për tema dhe iniciativa të tjera të rëndësishme për paqen. Sipas Vuçiç, zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës.

“Dua t’u them njerëzve në vendin tonë se kur ata shprehin disa qëndrime kundër Ukrainës, duhet të them që nuk e kuptoj. Unë i kuptoj marrëdhëniet tona me Rusinë, i kuptoj gjithçka shumë mirë. Nuk e kuptoj qëndrimin negativ ndaj Ukrainës, sepse Ukraina nuk ka bërë kurrë gjë kundër Serbisë. Dhe dua t’u them të gjithëve se Ukraina nuk e njohu as Kosovën e pavarur” – tha Vuçiq.

Ai tha se ka gjëra ku Serbia nuk mund të bëjë kompromise.

“Ne nuk mund të pranojmë shtete, sepse ajo deklartë do ta njihte Kosovën dhe gjithmonë duhet të keni parasysh një mijë detaje. Ne nuk mund ta pranojmë këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi malinj” i Rusisë.

“Ne kemi disa emra të tjerë për ndikimin malinj të të cilëve mund të flasim. Ne kishim zgjedhje, kështu që e pamë si dukej. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pastaj e hoqën atë perifrazim, e hodhën jashtë”, – theksoi Vuçiç.

Vuçiç konfirmoi se ka dhënë urdhër që rezervat serbe të municioneve, të cilat janë 62%, të rriten në 100 për qind ndaj fabrikat vendore do të duhet të punojnë shumë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Vuçiç i imponohet Tiranës, deklarata për Ukrainën nuk i përmend sanksionet ndaj Rusisë



2 Comments

  1. Fol me krenari ti Vuçiç , se të hap rrugën ky tradhëtari , ky zuzari ynë ! Ky plehra ynë ta bën të thjesht bile mu në mes të Tiranës !

  2. Serbia ben loje te dyfisht me Rusine, i mban ison politikisht aq sa e lejojne krahu tjeter dhe njekohesisht furnizon me arme Ukrainen ne forme indirekte. Pa dyshm qe Rusia e di dhe kete loje te Serbise. Shqiperia sot per sot Ukrainen e ndihmon vetem politikisht, ne qofte se mbas ketij samiti politika e shqiperise e lejon Ukrainen ta perdore teritorin tone per prodhime e furnizime me arme eshte pozicionim tjeter e cila mbart dhe fitimet ekonomike e politike por dhe shtimin e rreziqeve. Prezenca e Sorosit te ri mbas Rames ne kete samit tregues se SHBA eshte regjizori e vendimaresi ne kete samit te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *