• |
ide | kryesore

Die Welt: Vend i korruptuar, a është gati Shqipëria për BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Die Welt



Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një shkrim të gjatë për Shqipërinë. Aty theksohet se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit. Shkrimi hapet me një pyetje se se me gjithë këto probleme a është gati Shqipëria për në BE. Për negociatat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor. Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri”, thuhet në artikull.

ARTIKULLI I PLOTË:

Probleme me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit – a është gati për BE-në?

Nga Mandoline Rutkowski, Die Welt

Krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kapën dorën e Ursula von der Leyen duke e shtrënguar fort. Thuajse sikur kishin frikë se presidentja e Komisionit Evropian mund të ndryshonte mendje dhe të shkëputej nga shtrëngimi i duarve. Dhe kështu edhe nga një premtim që Bashkimi Evropian ua kishte bërë më parë shtetarëve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Skena u filmua më 19 korrik. Ditën kur nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e dy vendeve në BE. Me këtë njoftim, dy shtetet tani janë zyrtarisht në ballë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit të BE-së.

Fotot e unitetit vinin në Bruksel në kohën e duhur. Sepse lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor.

Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri.

Shqipëria festoi momentin historik pas gati tre dekadash. Në vitin 2003, Tirana paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim. Në ditët pas shpalljes, një flamur i stërmadh i BE-së zbukuroi ndërtesën e qeverisë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Afiniteti me BE-në është shumë i lartë në vendin me 2.8 milionë banorë. Sipas Barometrit Publik per Ballkanin, 89% e shqiptarëve e vlerësojnë anëtarësimin në BE si pozitiv. Në bisedat me vendasit, afërsia me BE është e sigurt. Dyqanet evropiane mbulojnë peizazhin e qytetit në Tiranë, kurse euro është të paktën jozyrtarisht monedha e dytë kombëtare.

Me distancë nga Kina

Marrëdhënia e Tiranës me BE-në është e ngushtë. Prej vitesh, vendi, i cili u çlirua nga komunizmi në vitin 1991 dhe iu përkushtua vlerave perëndimore dhe demokratike, është përpjekur të shkojë në të njëjtën linjë me Brukselin në politikën e jashtme.

Në luftën e Ukrainës, Tirana mbështeti pa kushte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Tirana po përmbahet edhe ndaj investimeve nga Kina, me të cilat Pekini kërkon të forcojë ndikimin e tij në rajon.

Vitet e fundit, një reformë në drejtësi dhe futja e të ashtuquajturës Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit – SPAK si prokurori speciale e pavarur, ka çuar përpara përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit” – tha Christiane Hohmann, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo na mirëpret në zyrën e saj me një pamje panoramike të kryeqytetit për një intervistë. “Por puna jonë është larg përfundimit, ka ende një detyrë gjigante përpara”.

Në fakt, korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’. Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës/Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi.

“Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri” – thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari. Qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj. Pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

LEXO EDHE: Rama në DW: Mafia është në Europë, jo në Shqipëri

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit. Së fundmi, politikani i PS-së, Alqi Bllako u arrestua në fund të muajit prill pasi thuhet se është i përfshirë në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh. Opozita e akuzon Ramën si organizatorin e aktiviteteve kriminale.

Në fakt, qeveria ka bërë përpjekje për të vënën nën kontroll korrupsionin në vend. Në vitin 2016, me nxitjen e BE-së, ajo miratoi një reformë gjyqësore që përfshinte rishikim intensiv të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket kompetencave profesionale, pasurisë dhe integritetit.

Sipas të dhënave të “Raportit për Shqipërinë 2021”, të Komisionit të BE-së, 62% e procedurave të rishikimit kanë përfunduar me largim nga detyra ose shkarkim. Reforma u vlerësua pozitivisht në Bruksel dhe ambasadorja e BE-së, Hohman gjithashtu e quajti procedurën e vetingut një ‘masë të suksesshme’, e cila nuk është parë kurrë më parë në rajon.

Por ekspertja e korrupsionit, Brahaj nuk është dakord. Kontrollet ishin ‘me qëllime të mira, por të planifikuara keq’. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishin staf të plotë për vite me radhë dhe de facto nuk ishin në gjendje të vepronin. Një gjyqësor me të meta ka lejuar qeverinë të miratojë ‘ligje të korruptuara’.

Shumë prapa kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit

Një fushë që Brukseli po e shqyrton nga afër për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, dhe që shqetëson ambasadoren e BE-së, Hohmann, është liria e shtypit në vend: “Kuptimi i shtypit si korrigjues ka nevojë për zhvillim në Shqipëri”. Vendi renditet nga Reporterët pa Kufij i 103-ti nga 180 vende.

Mediat transmetuese janë kryesisht në duart e disa sipërmarrësve të pasur me lidhje politike. Kryeministri Rama bëri bujë së fundmi pasi kërcënoi gazetarët me ‘riedukim’ pas pyetjeve kritike dhe i përjashtoi nga konferencat për shtyp. “Ne presim që të gjithë politikanët t’i trajtojnë gazetarët me respekt,” thotë Hohmann.

Vendi kandidat ka ende shumë për të bërë përpara se Shqipëria të anëtarësohet në aleancën evropiane. Për Sokol Dedjan, kreun e çështjeve politike në Ministrinë e Jashtme, përpjekje nuk kërkohen vetëm nga Tirana. “Në funksion të luftës në Evropë dhe dhënies së statutit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, BE-ja tani duhet të tregojë më shumë besueshmëri se premtimet e bëra për vendet kandidate se zgjerimi i BE-së është proces serioz”.

Me fjalë të tjera, BE-ja duhet t’i dëshmojë Rusisë se uniteti i vendeve evropiane shkon përtej terminologjisë, edhe në shenjë frenimi. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prioritet për t’u bashkuar me aleancën sepse janë ‘më të avancuara në përgatitje’.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, Hohmann thekson se lufta në Ukrainë nuk sjell si pasojë zgjerimin automatik të BE-së. “Çdo vend do të vazhdojë të konsiderohet individualisht. Argumenti gjeostrategjik nuk duhet të fshehë faktin se vendet natyrisht duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre për të hyrë në BE”. Sipas Hohmann, Tirana tani duhet të provojë se besimi i vendeve anëtare është i justifikuar. “Shqipëria tani po përballet me një maratonë”.



19 Comments

  1. Te qifsha demokracine e karit ne Perendim se e pame ca demokracia te genjeshtert ka. Diktatura me e eger ne Perendim eshte dhe cfare vlerash ka ky mut Perendim? Homoseksualitetin, feminizmin, pedofiline dhe shkaterrimin dhe kthimin transeksual te femijeve? Luften kundra kobit, familjes dhe Zotit? Zhdukjen e kombeve me ane te permbytjes me emigrim nga vendet e Afrikes dhe Azise? Ju jeni fashista dhr jo demokrat

    1. “It’s hard to argue with the notion that money can buy lots of influence. Consider George Soros for example, a big spender with ties to more than 30 predominantly liberal news outlets, including the New York Times, the Washington Post, the Associated Press, NBC and ABC. Since 2003, Soros has spent more than $48 million funding media properties…often funding foundations which in turn, fund other organizations. This arrangement makes complete outside accounting nearly impossible because the media component of the support is hard to track.”

    2. Ne asnjere nuk kemi per te plotesuar kushtet per ne BE sepse ketu c do gje ka ecur mbrapsht vetem persa i perket korrupsionit c do gje ka kaluar c do parashikim dhe ka mbushur xhepat e ketyre hajduteve ordinere kushti kryesor eshte drejtesia qe ende eshte shume larg per te mos thene qe ka deshtuar ,sot edhe ata qe krijuan kete drejtesi medoj se kane humbur besimin qe do behet por nje dite do na futin duke marre shembullin e Bullgarise dhe Rumanise qe edhe sot nuk i plotesojne kushtet per ne BE por jane pjese e saj

  2. Czech Republic protest against sanctions and high prices

  3. Czechs protest handling of energy crisis, ‘shame’ EU/NATO membership, demanding independent policy

  4. Mass anti-government protests continue in the Czech Republic.

  5. Tens of thousands protesting on the streets of Prague, Czech Republic today

    1. “It’s hard to argue with the notion that money can buy lots of influence. Consider George Soros for example, a big spender with ties to more than 30 predominantly liberal news outlets, including the New York Times, the Washington Post, the Associated Press, NBC and ABC. Since 2003, Soros has spent more than $48 million funding media properties…often funding foundations which in turn, fund other organizations. This arrangement makes complete outside accounting nearly impossible because the media component of the support is hard to track.”

  6. Rama hajdut i neveriteshem. Ne c’do fjale qe nxjerr nga goja genjen.
    Shkaterroi Tiranen,e cila nuk mund te quhet me kryeqytet.
    Nqs ne rast termeti si ai qe ra me pare, katet pa leje rrezohen do shohim si do luaje bythet si kurve ne foltore apo karrige. Turp per ato ligje antikushteruese qe ben. Dhe do vije nje dite…………

  7. “Miku i armikut tim, është edhe armiku im” thotë një fjalë e urtë popullore.
    Bëhet në Shqipëri një debat i madh për të akuzuar liderët e opozitës sikur kanë lidhje me Rusinë.
    Ndërkaq me këtë “hajduti thërret kapeni hajdutin”.
    Pa e kruajtur fare kokën , siç bën Rama gjithmonë kur thotë një gënjeshtër, ai e ka deklaruar publikisht me qindra herë Vuçiçin si mikun e tij.
    Ndërkaq Vuçiçi me qindra herë e ka deklaruar publikisht miqësinë e tij me Putinin.
    E pra nëse Rama ka rënë në dashuri me mikun e Millosheviçit e të Putinit, si mund ti besojmë se punon për interesat e shqiptarëve e të demokracisë, mbështet ukrainasit apo aspiron për integrimin europian ?

    Putini nën kërcënimin e tytave të armëve e të tankeve bën “referendum” në krahinat e pushtuara të Ukrainës, e ku “populli” i këtyre zonave kërkon ti bashkohet Rusisë.
    Rama bën vetë “sondazhe” me pyetje të formuluara sipas orekseve të tij që a e duan shqiptarët kanabizimin e gjithë Shqipërisë, a duan shqiptarët të vihen nën komandën e Serbisë me “Ballkanin e hapur”, a duan shqiptarët amnistimin fiskal të hyrjes së parasë së emigracionit të fituar me “punë të zezë” e si “referendumet” e Putinit në Ukrainën e pushtuar etj.etj , e na del se shqiptarët qenkan në një mendje me palloshin dymetrosh kryeministër, edhe kur BS e SHBA janë kundër .
    Po për ku e paska drejtimin e “integrimit” lideri ynë global, në drejtim të Washingtonit e Brukselit , apo të Moskës e Beogradit ?

  8. Jane xheloze gjermanet sepse fale qeverisjes aktuale jemi te dytet pas tyre ne shume fusha.
    Kane frike se mos se shpejti iu rrezikohet vendi i pare.

  9. As që bëhet fjalë që jemi gati.Vërtet duket sikur Europa është indiferente ndaj Shqipërisë por e vërteta është që kushtet janë të vendosura dhe ajo nuk bën lëshime.Pastaj të shikosh palloshin si sillet asqë bëhet fjalë.Problematiken që ka krijuar ky dhe bandat e tij vështirë që korrigjohen lehtë dhe shpejtë edhe se bëhet rotacioni.

  10. Degjova Ramutin ne komunikim per gjoben e vene per katet pa leje ne qender te Tiranes.
    Ore tuaf hajdut medioker palaco idiot, po jeten errezikuar te njerezve lart e poshte ne rast termeti si e llogarisni.
    O z Andi, pse nuk e beni problem ne kete sens.
    Apo rendohen shkelesit eligjit . Duhet burg dhe prishje.

  11. Pobjeda’ në shkrimin e saj bën të ditur edhe pjesë nga informacioni i shërbimeve amerikane mbi influencën ruse në politikën e Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pobjeda, thekson se njerëzit e kontaktit të Moskës në Ballkan janë Milorad Dodik dhe Sali Berisha.

    Gazeta malazeze thekson ndër të tjera se miliarderi rus Konstantin Malofejev është ai që ka shpërndarë para në Mal të Zi, Bosnjë dhe Shqipëri.Po shkrimin nga gazeta me e madhe e malit te zi ku jane arrestuar spiunet rus shoket e spiuneve shqiptare salih metaj pse nuk shkruani ju gazetarucet e lapsit

  12. Manipulimi i zgjedhjeve në FRPD, Evi Kokalari largohet nga PD: Turp i madh, s’merrem më me këtë lloj nivel njerëzish që jeni

  13. Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

    Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit që ishte në videot e Dritan Priftit. Ti e di shumë mirë, edhe me the “Shiko ca më ka bërë ky budallai”

    Berisha: Dorëheqjen e parë e dhe për shkak të bllokut të Monikës

    Meta: Për Shkëlzen Berishën e kam dhënë njëherë dorëheqjen, dy herë nuk e jap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *