• |
ide | kryesore

Inter, diçka nuk shkon: zgjaten kohët e rikuperimit, Romelu Lukaku rrezikon edhe Barcelonën

-Instant, Sport
Romelu



Thuhet gjithçka për kthimin e Lukakut. “Ndoshta vjen kundër Udineses. Jo, më mirë të mos rrezikojmë, rikthehet patjetër pas pushimit, ndaj Romës. Në të vërtetë, nis nga pankina për të qenë gati katër ditë më vonë kundër Barcelonës. Vështirë, shumë pak kohë në dispozicion. Atëherë kundër Sassuolos, e shtunë 8 tetor”. Me pak fjalë, nga 29 gushti e në vazhdim – dita e testeve instrumentale pas ndalimit të stërvitjes një ditë më parë – zërat kanë pasuar njëri-tjetrin për gjendjen e Romelu Lukakut.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Thjesht ndodhi që “tronditja e përkulësve të kofshës së majtë” doli të ishte më e rëndë se sa pritej. E si pasojë koha e rikuperimit të sulmuesit të Interit u zgjat, falë një strukture muskulore imponuese, që ngadalësoi rikuperimin atletik të belgut. Pjesa tjetër – axhenda e ngarkuar e angazhimeve në tetor dhe hija e gjatë e Kupës së Botës në nëntor – vjen si pasojë. Rreziku i një dëmtimi të ri me pasoja të rënda të mundshme ka ngrirë pritshmëritë. Kryesisht ato të Simone Inzaghit.

Atëherë, mbetet vetëm të pritet për të mësuar më shumë. Romelu Lukaku është sigurisht më mirë, por vazhdon të bëjë punë të personalizuar. Nëse nuk ka ndryshime të papritura në program, ai do të vazhdojë kështu në ditët në vijim. Duke përjashtuar rikthimin me Romën, mbetet e vështirë të mendosh se ai mund të jetë gati me Barcelonën. 72 orë mes njërës dhe tjetrës nuk mund të mjaftojnë, sigurisht nëse pretendohet të jetë protagonist në një ndeshje Championsi. Objektivi atëherë është për të shtunën e ardhshme, kundër Sassuolos. E ndërkohë, Inzaghi duhet vetëm të presë, të shpresojë dhe të mbështetet te Lautaro dhe Dzeko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *