• |
ide | kryesore

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lirohen 18 punonjësit e burgut të Fierit

-Instant, Lajme, Të fundit
Erdhi me urgjencë nga Berati, i burgosuri humb jetën në Senatorium (Emri)



Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për punonjësit e burgut të Fierit. Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje ndaj zyrtarëve dhe do të hetohen në gjendje të lirë. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme. Gjithsej janë konstatuar gjithsej 54 shkelje. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje. Këtu përfshihen sektore si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *