• |
ide | kryesore

Kosova ndjek shembullin e BE-së, regjim vizash për shtetasit rusë

-Instant, Lajme, Të fundit



Të gjithë shtetasit rusë të cilët duan të hyjnë, kalojnë tranzit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit te qeverisë së Kosovës. Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë. Ata nuk kishin nevojë për vizë për të qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës.

Zëvendësministrja e jashtme Liza Gazi tha se ky hap do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe ishte ndërmarrë në koherencë me vendimet e fundit të bashkimit europian.

Më 31 gusht, BE-ja pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë. Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë. Vendet e bllokut nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, por Finlanda, Polonia, Estonia letonia dhe lituania, i kanë mbyllur kufijtë për turistët nga ky vend.



8 Comments

      1. Po or bythqim Saliu i don dhe prandaj dhe Edushak Rama po ja ploteson deshiren duke ju dhene green pass ruseve? A ju qifte Saliu robt se ju ka ngel ora te Saliu nderkohe qe Ranazani robt ti qiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *