• |
ide | kryesore

PPP gangrena e shëndetësisë, qeveria rrit financimin e koncesionit të laboratorëve me 2.4 mln euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një vendim qeveria rriti me 10% financimin për kontratën koncesionare të laboratorëve. Sipas vendimit të qeverisë që detajon shpenzimet për financimin e shërbimit spitalor përcaktohet se financimi për koncesionin e laboratorit me anë të PPP ndaj kompanisë “Laboratory Network” do të arrijë në mbi 1.6 miliardë lekë këtë vit nga 1.3 miliardë lekë që ishin projektuar në buxhetin fillestar të këtij viti.

Vlera e financimeve për koncesionin e laboratorit vetëm këtë vit u rrit me 2.4 milionë euro.

Kostot më të mëdha i ka “Qendra Spitalore Nënë Tereza”. Nga buxheti vjetor i QSUT-së mbi 8 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 9% e totalit të financimit shkojnë për koncensionin e laboratorit.

Kontrata PPP e laboratorëve nisi në vitin 2019. Ajo përfundon në vitin 2028 me një shumë financimi 13 miliardë lekë pa TVSH. Vlera vjetore e financimit është 1.3 miliardë lekë. Por duket se gabimet në hartimin e kontratës do të vënë buxhetin e shtetit në vështirësi për financime shtesë. Këtë rrezik e lajmëroi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shteti gjetur problematika të shumta në kontratën që parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro.

KLSH konstatoi se vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe, duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mos-ofrimit të shërbimit apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente.

Norma e fitimit për koncesionin e laboratorëve rritet

Ndërsa qeveria shtoi financimet ndaj PPP-së së laboratorëve fitimet e kompanisë që zotëron këtë koncesion u rritën. Të ardhurat e kompanisë sipas bilancit zyrtar ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2021. Fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.

Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19% më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar.

Nga aspekti i fitimeve, kontratat PPP janë bizneset më suksesshme në vendin tonë. Por duke qenë se aktiviteti i tyre bazohet në fondet buxhetore, normat e larta të fitimit tregojnë se qeveria nuk është duke administruar me përgjegjësi taksat e shqiptarëve. Të ardhurat e kompanisë Laboratory Network vitin e kaluar ishin sa 12 për qind e fondeve që qeveria shqiptare ka vene në dispozicion të rimbursimit të medikamenteve./ Monitor



1 Comment

  1. Vjedhje le ligjeruara me ligj mos u thoni konçesione dhe sa kohe keta plera do gezojne parate e vjedhura nga xhepat tane mbase kur drejtesia te funksionoje nje dite mbase as njere per kaq kohe sa pas ketyre konçensioneve fshien ministra e deputete .Prova me e forte sot jane ineriatoret konçensioni me famkeq vjedhja me e madhe e te gjitha koherave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *