• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i dy vëllezërve në Durrës, policia shpall në kërkim një nga autorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona për rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj mbrëmjen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një nga personat e shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli.

Dy vëllezërit Beqiraj kanë qenë duke ecur me motor në autostradë dhe janë përplasur me një makinë, dhe pas një debati verbal mes tyre, njëri nga vëllezërit Beqiraj është rrëmbyer për tu liruar dy orë më pas.

Indrit Beqiraj dhe i vëllai nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në polici, edhe pse dyshohet se mes dy vëllezërve dhe Bejdollit të ketë patur konflikte të mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *