• |
ide | kryesore

Mbyllja e kolegjit turk, shtyhet seanca për shqyrtimin e sigurimit të padisë

-Instant, Lajme, Të fundit
KOLEGJI TURK



Gjykata Administrative ka shtyrë për në 7 tetor seancën e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga kolegji “Mehmet Akif”. Përfaqësuesit ligjorë kanë paditur vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e shkollës. Seanca u shty për saktësimin e prokurës së përfaqësimit të avokatit të “Mehmet Akif” dhe kërkesën e tij për të qenë  të pranishëm si palë edhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Në këtë proces do të shqyrtohej kërkesa e kolegjit, pjesë e fondacionit “Gylistan”, për të mos zbatuar vendimin për heqjen e licencës deri në shqyrtimin e padisë në themel.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *