• |
ide | kryesore

Qarkullonte me kallash me vete, arrestohet i riu në Mirditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grua, atentati,



Një 19-vjeçar, Danjel Gjinaj, ka rënë në prangat e policisë në Mirditë, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Ai është prangosur në operacionin e koduar “Befasia”, në fshatin Lëkundë të Mirditës, ku në makinë ju gjetën një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *