• |
ide | kryesore

Kontrolli “blic”, policia zbardh detaje nga shoqërimi i Endrit Dokles: Po vijojnë veprimet hetimore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka sqaruar pse u shoqërua në komisariat Endrit Dokle. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, blutë njoftojnë se Dokle ndodhej në një automjet së bashku me Gentjan Reçin dhe Fatjon Muratin.

Ky i fundit, njofton policia, ishte person në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ruger’, ku u sekuestrua një arsenal armësh, posedues i të cilave dyshohet se është pikërisht Murati.

Në 17 korrik të këtij viti u sekuestruan në një banesë në Tiranë 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, lëndë narkotike, 2 radio si ato të Policisë dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.



1 Comment

  1. Sorros { Anglo-Heraiket( MI19-Mossad) }po perserisin skenarin si me Haklajt e tjerë, kunder Dokleve sepse jane dhe keta tradicionalisht me prirje te jene aktiviste me Axin(Blloku Qendror) kur te polarizohen me shumë konfliktet dhe te kuptojnë se janë rreshtuar gabim.
    Sorros e konsideron limon te shtrydhur Ramutin, dhe po e manaxhon që avullimi te jetë pa kosto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *