• |
ide | kryesore

Berisha: Nxjerrim kandidatët e bashkive të mëdha që në tetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha primare bashki



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zbuloi sot afatin për përfundimin e primareve për kandidatët e opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Berisha deklaroi se ky proces mund të përfundojë brenda muajit tetor në bashkitë e mëdha.

“Mund të kemi kandidatët brenda muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha. Pastaj do shihet. Megjithatë varet. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë.

Zbatimi i saj ka një rëndësi shumë të madhe dhe në respekt të përfaqësimit, ligjit që ne zbatojmë. Është një moment shumë i rëndësishëm”, – u shpreh Berisha që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Kemi vendosur votën si dhe vullnetin e anëtarëve tanë si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së. Në këto vite, ju jeni dëshmitarë që ajo u shkatërrua në mënyrën më katastrofale, është vota.

Vota në shoqërinë shqiptare e dhunuar nga Qeveria, e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral. Si shtet elektoral! Paraqitej me banda, me para droge, krimi në blerje votash. Por dua ta pranoj në mënyrë të padiskutueshme, vota u ndrydh dhe pësoi deformime të mëdha dhe në opozitë.

Sot Partia Socialiste nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj. Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së dhe riktheu absolutisht modelin tipik të Enver Hoxhës, në cilin ishin Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Byroja ata që emëronin kryetarët e Partisë së Punës në rrethe” – tha Berisha. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ku e di ti cdo te thote vote o matuf, ti vetem me manipulime dhe vjedhje fiton se ndryshe ta harrosh, sic bere me FRPD

  2. Liro vendin per te rinjte o Sali Ram Berisha , nuk je me per kete pune ti , je me nje kembe ne varr, nuk te punon me truri.

  3. La nam fare ky lloj njeriu, une se kuptoj partia e ktij sa vjen dhe ulet ky pretendon te shkoj lart e me lart. pff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *