• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenca zbardh detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Bajram Begaj thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e Presidencës thotë se është diskutuar në mënyrë të hollësishme për sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse.

Sipas njoftimit, “Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Sulmet kibernetike të muajve të fundit, niveli i cënimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse ishin objekt i diskutimeve të hollësishme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.

Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.

Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.

Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.



2 Comments

  1. Per te qeshur,por dhe per te menduar mire ne crrezik te madh qe jemi.Per te qeshur se kur shohim qe nga presidenti i paasnje kopetence,vendimarje qe populli sot e quan presidentin nje lolo ne duart e rames.Pastaj vijojme me ramen nje piktor, karagjoz,paasnje formim juridik apo aq me keq ne fushen e mbrojties ushtarake dhe kibernitike,apo olta xhaxhken mafjoze ne sherbim te mafjes,apo min e brendeshem qe rama urdherat ja jep nepermjet gruas se tij dhe ishes se rames.Apo kryeprokurori qe vetem punen e prokurorit se ben jo me te sigurise kombetare,me nje fjale hajduteve qe vjedhin bangen ti mbledhesh tu thuash hartoni nje plan per mosvjedhjen e banges,Se te gjithe keta hartuan organizuan vjedhjen kibernitike te te dhenave te 900 mije shqiptareve me patronazhistet te na sigurojne mbrojtien nga sulmet armike kibernitike.DHE PER TU MENDUAR MIRE se populli kur degjoni se do mblidhej keshilli i sig kombetar dhe qe e priste me padurim priste te ishin aty perfaqsues te ambasadave tona mike dhe nga me te fuqishmet ne luften e mbrojties kibernitike,pra usa, anglis etj,pra na dalin keta inkopetente qe me shume na vene ne siklet se ne cduar eshte jeta jone.Degjojme dhe shikojme ne emisjonet televizive nga moderatoret e ketyre medjave qe diskutojne dhe analizojne kete sulm kibernitik qe na u be nga armiqte tane ,por dhe pasojat qe rjedhin nga ky sulm,por ka analiste qe e diskutojne me seriozitet dhe kerkojne me te drejten e zotit ,qe cfare ka bere kjo qeveri ne kete drejtim dhe nxjerin aty jo vetem paaftesine e pushtetit por dhe korrupsionin se parate jane marre dhe harxhuar,vjedhur dhe shperdoruar pa asnje pergjegjsi ,per ka te beje me fatin e sig kombetare te vendit dhe popullit.Por me ben pershtypje qe edhe ne kete tragjedi qe rjedh nga ky sulm alabaket e qeverise dhe bythelepirsit e tyre ne sherbim te verber ne mbrojtie te ketij pushteti te kalbur dhe te papergjegjshem analiste,dalin ne flak ne mbrojtie te qeverise dhe na e krahasojne me sulmet qe i jane bere edhe fuqive te medha .Sulme dihet qe ka por pergjegjsia e ketyre vende dhe marja e masave nga keto sulme e pushtetareve te ketyre vendeve sle vend jo per analiz por as koment,se ata jane pushtetare te ndergjegjshem patriote dhe profesionalishte te kualifikuar maksimalishte ne detyrat qe kane,ndersa ne shqiperi e marin lakuriq rrugeve te frances pasnje kulture dhe paarsim te duhur e bejne kryeministerapo se e ka dashnoren e vellait e ben ministre,apo se e ka pas ishgruan burin ja ben minister pa asnje merite dhe arsimin e duhur per ate poste.Por duke degjuar nje ekspert te sigurise me emrin Agim Musliu nga Kosova me beri pershtypje disa kritika qe i bente analisteve shqiptare qe duke kerkuar llogari qeverise se per sigurine kibernitike ka vjedhur parate dhe ska bere asgje ne kete drejtim ky ekspert njesoj si ne kohen e monizmit na tregon se interesat e partise qendrojne mbi cdo gje edhe mbi jeten tone te rroje partia dhe kryetari .Uniteti parti popull qendron mbi cdo gje dhe kush mendon ndryshe dje i sherbente imperializmit amerikan dhe rus sot na tha ky se kritikat dhe analizat qe i behen qeverise dhe kryetarit rama isherben armiqve tane rusi-kine iran.Thash me vete ky eshte kosovar,cne ska mare shkollen e shkolles se diktatures dhe terrorin e saj per 45 vjet por kur u kthjellova thash po dale se keta jetonin nen diktaturen komuniste serbe dhe terrorin e saj ,pra jane ritur me terrorin komuniste.Jo or jo ne kemi te drejte te analizojme dhe te mbajme qendrim te rrepte ndaj qeverise,per paaftesine e saj dhe korrupsionin e saj dhe sjemi ne kohen e censures qe sduhet te flasim apo te shikojme lajmet e huaja dhe televizionet e botes perendimore,se se cthone ata dhe cbejne ata sduhet populli ta mari vesh.Popullit ska ci duhet.Populli eshte bageti dele qe duhet te haje bar dhe ate me tallon sa ti japi qeveria.Se qeveria rama eshte zeusi zoti i shqiptareve ne token shqiptare eshte skenderbeu, ismail qemali zeusi vete kete na e kane thene kurvat i tij qe i ka bere ministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *