• |
ide | kryesore

Fjalimi Ramës, Berisha: Kudo që ai udhëton, udhëton si një antishqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sali berisha kombëtar



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë të Vaut të Dejës ka komentuar ndër të tjera edhe fjalimin e rivalit të tij politik, Edi Ramës i cili ndodhet në Strasburg.

Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është anti-shqiptar.

“Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pastaj i tha pse ke frikë nga hetimi, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, ai udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha Sali Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *