• |
ide | kryesore

Rama: Imagjinoni Zelenskyn me të njëjtin fat si Hashim Thaçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm mes situatës në luftës në Ukrainë dhe asaj të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Këshillit të Europës, Rama tha se tashmë Moska akuzon Ukrainën se në zonën e Donbasit po bëhet trafik organesh. Rama tha se të njëjtat akuza janë hedhur dhe ndaj Kosovës, teksa shton se për këto pretendime, Presidenti Zelensky mund të arrestohet pas shumë vitesh.

Pjese nga fjala e Rames ne KE

E vërteta e Kosovës njihet për të gjithë, për të gjithë ata që kanë vesh për të dëgjuar. Për të gjithë ata që e kanë zemrën në vendin e duhur. Pa këtë të vërtetë, bashkësia ndërkombëtare do të vazhdonte të rrinte më njëanë siç bënte prej dekadash, ndërkohë populli i Kosovës kalonte përmes një apartedi brutal, dhe ndërhynë sepse e vërteta ishjte në anë të Kosovës.

Kosova ka paraqitur kërkesën për t’u bashkuar me Këshillin e Europës. Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por nëse ky hap i madh kërkon kohë, pranimi i Kosovës nuk duhet të kërkojë më kohë. Bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne. Për Europën, jo për KOsovën. Për Europën që përballet sëbashku me një luftë të shëmtuar.

Nëse doni një opinion të dytë, Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Pyeteni se çfarë mendojnë tani. Duke menduar për atë që ju thashë më parë, përpiquni të përfytyroni Presidentin Zelensky 10 vjet më pas, që bëhet pjesë e diçkaje kaq sureale siç është PResidenti Thaçi sot, sepse Kremlini dhe Moska tanimë kanë nisur të thonë se ka trafikim të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas. Bëhuni gati për këtë.

Minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për Liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre, prezupozuan se kurrë nuk kishin pasur një gjë të tillë. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh. Pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UÇK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në të gjithë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze ishte se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të investiguar më tej.

Si vazhduan të mbeteshin këto akuza. Nuk do të angazhohem në spekulime. Ishin kaq interesante sa tërhoqën mendjen e Vladimir Putinit këu në Këshill. Kosaçevi, një Parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e bashkuar”, u përball me sanksione nga SHBA dhe nga BE-ja, pasi ishte i pari që në vitin 2008, dorëzoi këtu një raport për krimet e lufës. Jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës. Mocioni i tij u mor nga ky institucion dhe pretendoi se kreu hetime, në emër të Asamblesë Parlamentare. Raporti përmendnte me emër, drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve pas dhe para luftës në 1998 dhe 1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas, meqë ra fjala. Delegacioni shqiptar atëherë, këtu i pranishëm, nuk e pengoi edhe pse nuk poati asnjë provë. Jam sot në 2022 këtu. Jo sepse ne zbuluam sot se ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj. Pretendimet tërësisht të pavërtetuara nga një ish-prokurore e pushtetshme. Bazohej në burime të dyshimta. Pasi lënë punën, publikojnë libra dhe bëjnë histori të pavërteta për të rritur shitjet.



30 Comments

  1. Nuk krahasohet dot se perhere ai qe eshte me i dobet do jete me i sulmuar,ne nje bote qe seshte e drejte sot u be cfare ishte e mundur per tu vene sadopak drejtesi fjalim historik…

  2. Te jesh viktime dhe te akuzohesh se je vrases eshte poshtersia me e madhe qe mund te ndodhi nuk ka pasur ndonjehere fjalim kaq madheshtor se ky shqiperia

  3. Kan filluar dhe per ukrainen keto fjale sepse kjo ndodhe ne lufte pala sulmuese gjithnje akuzon ate qe ka sulmuar

  4. Ben hetuesin ky koqe.
    Shkaterroi ekonomine vendit tij e ben sikur ka hallin e Thacit me shoke.

    Show per te vjelle.

  5. Përse gjithë kjo retorikë kjo e sotmja????Nuk ju hap barku për Kosovën dhe Thaçin.E gjithë kjo lëvizje është për ta mbajtur sa më larg Shqipërinë nga Europa.Ai nuk do integrimin don vetëm sulltanin Erdogan për qëllime të tijat . Të bëhet dhe ky sulltan i Shqipërisë!!!

  6. Nuk krahasohet Thaci me Zhelekurven pasi Thaci gjate luftes nuk ka qene President i Kosoves sic eshte ky i droguari Kievit, por thjesht nje nga komandantet ku “faji nqs” do ta quanim te tille eshte kolektiv dhe jo individual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *