• |
ide | kryesore

Xavi, vrer mbi zikaltrit: “Nëse nuk mund Inter në shtëpi, meriton të dalësh nga Champions”

-Instant, Sport
Xavi



Xavi Hernandez është i zhgënjyer, nuk kërkon justifikime, por nuk i del e keqja. Barazimi me Interin në fakt do të thotë Europa League dhe dalje nga Champions League për Barcelonën. “Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, në pjesën e dytë bëmë gabime, si 1-1 që na uli moralisht. E njëjta gjë vlen edhe për golin e dytë që nuk duhet të ndodhte. Këto gabime kushtojnë, nxorrëm në pah karakterin, por nuk ia dolëm. Nëse nuk mund Inter në shtëpi, nuk e meriton të kalosh raundin. Ka mundësi të vogla kualifikimi, por nuk varet më nga ne. Ka një fije shprese, por gabimet në Champions paguhen”. Si mund të ngrihet skuadra pas një goditjeje të fortë si kjo, është ajo që shqetëson Xavi.

Lexo më tej: Video/ Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski nuk mjafton: 3-3 në Camp Nou. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

Dikush ka vënë nën akuzë mbrojtjen, që u duk të ishte gjithçka veçse e papërshkueshme. “Ne jemi një grup. Nëse mbrojtja gabon, edhe unë gaboj. Kishim folur për depërtimet e Barella, por nuk mbajtëm përqendrimin e duhur. Në përgjithësi, ne i lamë ndeshjet në Mynih dhe Milano të dalin jashtë kontrollit për shkak të gabimeve tona. Nëse shkojmë në Europa League, do të jetë për të metat tona” e mbylli Xavi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *