• |
ide | kryesore

Tritol banesës së policit në Lezhë, i biri kandidoi për kryetar të PD-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Efektivit të policisë rrugore në Lezhë, Zef Kolës i është vendosur tritol në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati në Lezhë, rreth orës 02:00 të natës. Mësohet se në portën e oborrit të banesës së policit është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një pjesë të portës. Për pasojë, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.  Nuk raportohen të lënduar.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve Zef Kola ka deklaruar se nuk ka konflikte. Më tej ai kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë djali i tij, Alen Kola ka qene kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.

Lexo më shumë: I vihet tritol banesës së policit rrugor në Lezhë

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë. Sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë. Specialistet e Njesisë Antieksploziv të ardhur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese. Ndërkohë grupi hetimor pritet të analizoje kamerat e sigurisë përgjatë të banesave dhe bizneseve përgjatë rrugës Lezhë-Milot për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Pista kryesore e hetimit është përqendruar tek detyra e 50-vjeçarit Zef Kola, i cili prej vitesh është pjesë e strukturave të policisë së shtetit.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *