• |
ide | kryesore

Flet Bjellivuk, banditi i Beogradit: E vërteta e takimit tim me Vuçiç!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Bjelivuk dhe Vuçiç



Veliko Belivuk, i njohur si “Velja Nevolja” (“Velja problemi”), udhëheqës i “Jeniçerëve” një tifo-grup famëkeq futbolli në Beograd i tha Gjykatës së Lartë se grupi që ai drejtonte “u kishte shërbyer nevojave të shtetit”, duke konfirmuar një takim të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Me Aleksandar Stankoviç [i vrarë në vitin 2016], unë drejtova një grup që u shërbeu nevojave të shtetit deri në vrasjen e tij, pas së cilës unë vazhdova ta bëja këtë”, tha Belivuk në gjykatë në ditën e parë të gjyqit kundër tij dhe 29 të tjerëve, raportoi portali i lajmeve Nova.rs.

Ata akuzohen për vepra të shumta kriminale, duke përfshirë vrasje, rrëmbime, armëmbajtje pa leje dhe municione dhe trafik droge.

Belivuk duke deshmuar ne Gjykaten e Larte
Belivuk ne Gjykaten e Larte: I sherbeva shtetit!

Belivuk ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai tha se grupi i tij mori detyra nga zyrtarë të lartë shtetërorë nëpërmjet një tjetër tifozi famëkeq të futbollit, Aleksandar Vidojevic. Ai pranoi se kishte takuar personalisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili i kishte sugjeruar që komunikimi i mëtejshëm duhet të vazhdonte përmes ministrit të Brendshëm Aleksandar Vulin.

BIRN i kërkoi Ministrisë së Brendshme një koment nga ministri Vulin, por ai nuk u përgjigj në momentin e publikimit.

Kjo ishte një përsëritje e një deklarate që Belivuk dhe bashkëpunëtori i tij Marko Miljkovic kishin dhënë tashmë në vitin 2021, gjatë hetimit të tyre. Pasi mediat në Serbi i publikuan ato, Vuçiç njoftoi se ai dhe Vulin “do të gjenin një koleg që ta bënte atë [të sjellë një çështje penale] në mënyrë që të paraqesë gjithçka që thanë ata njerëz”.

Shkëlqimi dhe rënia e gangsterit Veliko Belivuk/ Lidhjet e nëntokës serbe me pushtetin e Vuçiçit

Vulin më vonë tha për televizionin Pink se Belivuk ishte “në prag të burgimit të përjetshëm dhe po gënjente, sepse nuk ka asgjë për të humbur”, duke shtuar se ai “po përpiqej të shantazhonte Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër mafies”.

Belivuk u arrestua në shkurt 2021 së bashku me anëtarë të tjerë të bandës.

Janjicari, (Jeniçerët), më vonë u quajt “Principi”, u formua në vitin 2013. Tifo-grupi krijoi lidhje me kontraktorët privatë të sigurisë, por edhe me zyrtarë shtetërorë, duke përfshirë një këshilltar të lartë të policisë dhe sekretarin e përgjithshëm të qeverisë serbe.

Belivuk tha gjithashtu se grupi i tij mori pjesë në prishjet e diskutueshme gjatë natës në lagjen Savamala të kryeqytetit në vitin 2016, gjë që hapi rrugën për projektin e përbashkët të pasurive të paluajtshme të Emirateve të Bashkuara-Serbi, për projektin e Ujvarës së Beogradit.

Natën, ndërmjet 24 dhe 25 prillit 2016, persona të maskuar me shkopinj bejsbolli dhe të pajisur me fadroma rrënuan ndërtesat në rrugën Hercegovacka të Beogradit, kur vëmendja e publikut ishte pushtuar nga numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të një dite më parë./ Balkaninsight, përshtati Lapsi.al

https://balkaninsight.com/2022/10/17/serbian-alleged-gang-leader-tells-trial-we-served-states-needs



12 Comments

  1. ‘Keta jane skitet!’- tha Napoleoni kur pa se ruset po u vinin zjarre nga jashte sarajeve te veta, teksa francezet ishin shtrire per te fjetur

    1. O Namut, po ky Napoleoni cfare mutin donte ne Moske, apo po eksportonte demokracine dhe zhvillimin europiano-perendimor tek keta skitet, sic i quan ti.
      Dhe si perfundoi kjo aventura e galeve, europiano-perendimore ne kete rast?
      Kush doli fitimtar, skitet primitive e barbare apo galet europiano-perendimore te civilizuar, qe sic thote historia laheshin asokohe nje here ne 6 muaj?

      1. Prape gjera pa lidhje plot hakerrime,stili i budallenjve si ky tipi pa emer.Sh i lodhshem je,behu njehere rob.Na dole dhe historian tani,do flasesh per popujt dhe kush ishte faji i kujt.Pushtuesit dihet per cfare shkojne,nuk ishte vetem Napoleoni,historikisht qe nga epoka e Gurit keshtu ka qene

  2. Kur ti dalin edhe KM tone me sa bandite e kriminela eshte takuar do te duhen tre romane.

    Shih vetem deputetet e kryebashkiaket kriminela qe beri ky.

    Vetem per keto do mbahet mend Rama

  3. Autokratet jane mafia me jaka te bardha dhe pa krimin as nuk e marrin dhe as nuk e mbajne dot pushtetin.
    Mafia serbe qe vrau edhe nje kryeminister ne Beograd, Xhinxhic, disa vite me pare, u hapi udhen e karrieres dishepujve te Milloshevicit qe edhe sot jane ne pushtet.

    1. Ti qenke 1 kokerr llapaqeni,shaj ketej e shaj andej,ca moshe ke o derdimen qe ne cdo artikull do vjellesh vrer.Mashkull debil

  4. Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bahskim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998,bravo lapsi,do justifikosh parane qe merr nga serbia me shkrime nga serbia,se cfare i duhet shqiptareve ky shkrim vetem shkulLlaku e di,por vila ne Lunder nuk paguhet ndryshe

  5. Prape gjera pa lidhje plot hakerrime,stili i budallenjve si ky tipi pa emer.Sh i lodhshem je,behu njehere rob

    1. Gjerat me lidhje i thoka vetem ky Dardani, qe ndryshe nga ata pa emer i ka vene vetes nje llagap shume te vecante, Dardan.
      Keshtu mendon se duke marre kete llagap “patriotik”, i ben gjerat me lidhje dhe i jep vleresime e orintime te gjithe te tjereve se si te komentojne.
      Vazhdo keshtu Dardan, je nje kalores i fjales se lire!
      PS. Ndonje koment per temen a ke?

  6. Pedagogu i PD në krye të protestës te Mjekësia, kërkon rritje të pagës, por bën pushime me jahte në jug. Drejtuesit e tjere, pjese e PD,ti shpellkar dardan behu burre dhe shko mbaju shishen e shurres spiuneve salih metaj ti more byrektor ke dhe eksperience

  7. Sipas nja dyve këtu kush ka punuar në shik e kush është më PD nuk të drejtë të bëj greva.Mentalitet komunist që sheh biografinë dhe bëjnë luftë klasash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *