• |
ide | kryesore

Sherri me shkopa bejsbolli në Ksamil, ndalohen 6 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli punonjësit e një karburanti në Ksamil. Tre prej tyre janë identifikuar si Aurel Bakaj, Pëllumb Bakaj (vëllezër) dhe Kledis Godole, ndërsa për tre të tjerët nuk dihen detaje. E vetmja gjë që është mësuar është se të gjithë janë mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Të rinjtë janë kapur gjatë një aksioni të zhvilluar nga forcat RENEA, që i gjetën në një zonë të thepisur e pyllëzuar në Ksamil.

Disa prej të arrestuarve kanë dëmtime dhe të çara sipërfaqësore në fytyrë dhe trup që janë shkaktuar gjatë konfliktit me punonjësit e karburantit dhe fillimisht janë dërguar për mjekim, më pas janë nisur procedurat për ndalimin e tyre.

Dy makina që përdoreshin nga të rinjtë e ndaluar janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit. Aurel Bakaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i kthyer tri ditë më parë nga Gjermania.

Sherri ndodhi pasditen e djeshme. Një grup të rinjsh u futën me shkopa bejsbolli e leva hekuri për të rrahur punonjësit e karburantit. Të lënduar mbeten një djalë rreth 20 vjeç, punonjës i lavazhit dhe daja i tij rreth 45 vjeç, punonjës i karburantit. Të dy kanë marrë plagë të lehta në trup dhe kokë, por nuk ka qenë e nevojshme të hospitalizohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *