• |
ide | kryesore

Zelensky: Rusia vazhdon të terrorizojë dhe vrasë civilët

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po terrorizon dhe vret civilë pas sulmeve ajrore të vazhdueshme në qytetet kryesore mëgjesin e sotëm, shkruan skynews.

Sipas Zelenskyt, një person është vrarë pas sulmeve me raketa në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mykolaiv.

“Ukraina është nën zjarr nga pushtuesit. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri, po  terrorizojnë dhe vrasin civilët,” tha Zelensky.

“Shteti terrorist nuk do të ndryshojë me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e tij shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht do të mbajë përgjegjësi.”

Rusia ka goditur mëngjesin e sotëm, Kiev, Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Mykolaiv, duke shënjestruar kryesisht infrastrukturën energjitike.



3 Comments

  1. Zelja është fajtori kryesor i luftës në Ukrainë. Gjynah njerzit e shkretë që e besuan dhe tani po e pësojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *