• |
ide | kryesore

Rama thyen rekordin/ 7 orë LIVE në TV për një vizitë në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama në Gjirokastër



“Nuk do të jetë e largët dita kur do të më shihni edhe në frigorifer”. Kështu bënte auto-ironi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama. Por tashmë duket se pas televizorit, as frigoriferi nuk po i mjafton. Pas një mbledhje të kryesisë së PS-së të zhvilluar të hënën, kreu i qeverisë është zhvendosur në jug të vendit. prej 2 ditësh nuk shkëputet nga TV. Të martën ishte në Përmet dhe sot në Gjirokastër.

Rekordin e theu pikërisht këtë të mërkurë me plot 7 orë LIVE në të paktën 7 aktivitete. Fillimisht me operatorët turistikë. Më pas me përfaqësuesit e partisë dhe bashkisë, më pas me të rinjtë, pastaj me bujqit, pastaj…

Të gjitha TV-të informative kanë qenë të detyruara këto 2 ditë të ndërprisnin edicionet e lajmeve të tjera të ditës sapo kreu qeverisë njoftonte daljen në një tjetër aktivitet. Nga një vëzhgim i lapsi.al këtë të mërkurë shihet se Rama e ka nisur fillimisht me disa video të shkurtra në hotelet e Gjirokastrës.

Më pas zhvilloi një takim me operatorët turistikë për më shumë se 1 orë e 20 minuta (shih këtu). Me tu shkëputur nga ky, nisi një tjetër takim me bashkinë dhe PS-në për gati 1 orë e 45 minuta (shih këtu).

Pasoi një vizitë e shkurtër në një qendër arti të quajtur KUBE me ministren e Turizmit dhe atë të Kulturës. Menjëherë nisi insektimi në bajpasin e qytetit. Për 1 orë e 5 minuta qëndroi pastaj me të rinjtë e Gjirokastrës ku edhe aty mbajti një fjalë (video këtu).

LEXO EDHE: Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

TV-të transmetuan nëpërmjet ERTV më pas një ecje rrugëve të kalldrëmta të Qafës së Pazarit, po në Gjirokastër. Biseda pa rëndësi të të parit të qeverisë me banorët. Nuk munguan pamjet LIVE edhe nga shtëpia e Kadaresë dhe Muzeu Etnografik. (këtu)

Nuk vonoi dhe u shfaq përsëri për 1 orë e 10 minuta në një takim me banorët e Dropullit në Dervician. (këtu) Për ta mbyllur në mbrëmje me një takim me talentet e Gjirokstrës në një koncert për afro 1 orë. Edhe këtu mbajti një fjalim (këtu).

7 orë në TV për një vizitë në Gjirokastër??? Duket se gjithçka nuk ka qenë e paqëllimtë. Rama pushtoi në këtë mënyrë ekranet për të mos lënë më pak hapësirë për deklaratat e opozitës apo grevën e pedagogëve. Në shumë raste ekranet u ndanë në dysh apo në tresh ku dukej si një luftë se kush do të merrte më shumë vëmendje.

Zgjedhjet lokale janë larg, por fushata duket se ka filluar. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. BEHUNI TE MENCEM PO jU BEN ATE QE NUK E KENI MENDUAR KEQARDHJE!!! thotë:

    PROPOGANDE!!!!!!ALLA VLADO RAMANOV!!!!!POPULL DELE!!!TI SHOFIM DHE MODEN VJESHTE DIMER kETIJ MULTIMILJARDERRRRR THJESHT I BEN PORDHE FUKARENJVE DELEEEE!!!

  2. Nuk eshte problem 7 ore ne TV sepse ne e mbyllim TV-ne per te mos e pare ate, por problemi eshte
    12 vite ne krye te qeverise me antipopullore dhe me antikombetare qe ka njohur historia e Shqiperise,
    pasojat e se ciles do te duhen disa breza per ti rikuperuar dhe ndoshta nuk do rikuperohen kurre
    si psh largimi ne mase i te rinjeve qe nuk e shohin me Shqiperine si shtepine e perbashket te shqiptareve por si shtepine e ” rilindasve”.

  3. Ky eshte kar mezile komplet, por jo me pak jemi dhe ne populli pellazg qe terhiqemi prej hunde nga nje skizofren.

  4. Eshte ne nxitim se do te shkoje ne Kine per Punet e tutoreve !!!por dhe te vetat Kujtoni viziten e pare si Kryehajdut e beri ne Rusi dhe te dyten ne Kine me avion privat !!Monstra globale Edije Romanov ka kaq shume fije sa dhe po te doje nuk i heq dot🥴

  5. Do ishte mire te matej audienca e atyre 7 oreve, se askush nuk pret gje te re kur Rama shfaqet “gju me gju me popullin” , nje parseritje e atyre qe kemi pare 40 vjet te shkuara, por me hipokrite, e pabesueshme dhe pa shije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *