• |
ide | kryesore

Bardhi dhe Paloka japin detaje për negociatat brenda PD

Arkiva
paloka dhe bardhi



Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka zbardhur disa detaje në lidhje me negociatat që po zhvillon me Edi Palokën. Synimi është dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore. Bardhi tha se diskutimet janë pozitive dhe se po përpiqen të gjejnë pika bashkëpunimi.

“Ka të bëjë me gjetjen e mekanizmave për të bashkëpunuar për të gjetur mundësinë për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju e dini që ka një konflikt që vijon prej një viti për çështje të ndryshme.

Qëllimi i bisedimeve është si të gjejmë rrugën e duhur që demokratët në njësitë vendore të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet lokale kanë një specifikë të tyre. Bëhet fjalë për liderët e bashkive dhe mund të jetë një person që mund të jetë përtej partive politike.

Ka gjëra të tjera që na ndajnë. Unë e shikoj ndryshe të ardhmen e PD dhe drejtimin e PD. Ka çështje që do të vazhdojnë të ndajnë brenda PD, por para kemi një betejë me kundërshtarin tonë që është Rama.

Me Palokën kanë qenë bisedime konstruktive. Kemi shprehur qëndrimet dhe shqetësimet tona. Kemi diskutuar se si të ndërtojmë urën që të bashkëpunojnë demokratët” – tha Bardhi në Opinion.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Edi Paloka që mohoi se bisedimet ishin një pazar.

“Unë nuk jam tip i pazareve. Se po të isha tip i pazareve nuk do isha zgjedhur unë. Ne kemi folur mbi bazën e parimeve. Për fat ne e njohim njëri-tjetrin dhe partinë. Duke u nisur nga kjo duke përjashtuar pazarin Sali Berisha ka futur në statut fraksionin” – tha Paloka. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *