• |
ide | kryesore

Tentohet të përdhunohet 23-vjeçarja në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 23-vjeçare ka kallëzuar në Policinë e Durrësit, se një 29-vjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Ky i fundit është ndaluar nga Policia dhe bëhet fjalë për shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të” thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *