• |
ide | kryesore

Taylor Swift publikon albumin “Midnights”

-Instant, Paparazzi, Slider
Taylor Swift


Taylor Swift ka publikuar së fundmi albumin e 10-të në studio, Midnights.

Përmes rrjetit social,Instagram, ajo shprehu  mirënjohjen e saj për një nga bashkëpunëtorët kryesor, Jack Antonoff.

“Midnights është një udhëtim i egër i një albumi.Unë nuk mund të isha më e lumtur që bashkëpunëtori im në këtë aventurë ishte @jackantonoff. Ai është shoku im për gjithë jetën. Ne kemi bërë muzikë së bashku për gati një dekadë. Ky është albumi ynë i parë që kemi bërë të dy si bashkëpunëtorë kryesorë”, shkroi Taylor.

“Midnights  nisi kur partnerët tanë (të dy aktorët) bënë një film së bashku në Panama”, vazhdoi ajo. “Jack dhe unë e gjetëm veten përsëri në Nju Jork duke regjistruar çdo natë dhe qëndruar deri vonë. Ne eksploruarm kujtimet e vjetra dhe mesnatat e kaluara.”

“Midnights është një kolazh i intensitetit, ngritjeve dhe uljeve. Jeta mund të jetë e errët, plot yje, me re, e tmerrshme, elektrizuese, e nxehtë, e ftohtë, romantike ose e vetmuar”, përfundoi ajo. “Ashtu si Midnights. E cila ka dalë tani.”

Taylor Swift njoftoi albumin me 13 këngë ndërsa po merrte çmimin Video e Vitit në MTV Video Music Awards 2022 në gusht. Më vonë,artistja zbuloi titujt e këngës. “Lavender Haze”, për të cilën ajo tha se kishte të bënte me marrëdhënien e saj me Joe Alwyn, “Snow On the Beach”, një këngë me Lana Del Rey dhe “Anti-Hero”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/07/kenga-e-taylor-swift-dedikim-per-kanye-west/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *