• |
ide | kryesore

Bënin plane për të vrarë biznesmenin në Elbasan, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas zbulimit nga policia të një arsenali të tërë armësh. Këta të fundit dyshohet se synonin të ekzekutonin një biznesmen të njohur në qytet.

Fotot e biznesmenit janë gjetur në celularin e të arrestuarit tjetër, Xhafer Deliu, i prangosur më 7 tetor me gjysmë kilogramë lëndë narkotike heroinë.

Në telefonin e tij ishte fotografia e të njëjtit biznesmen, i cili më herët ishte shënjestër për t’u vrarë nga Nuredin Dumani, aktualisht i arrestuar si vrasës me pagesë dhe që ka zbuluar një sërë krimesh.

I njëjti biznesmen dyshohet të ishte në plan për t’u eliminuar nga Gaxha dhe Spahiu, të arrestuar gjatë së enjtes, pasi në banesën e të parit u gjetën armë zjarri kallashnikov me silenciatorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *