• |
ide | kryesore

Avokati i Popullit hetim për vdekjen e Lear Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
avokati



Prokuroria e Tiranës njoftoi sot nisjen e hetimeve për vdekjen e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën pas shoqërimit nga policia për dy vepra penale. Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaroi se nuk kishte kosntatuar veprime të kundraligjshme nga policët gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur sot detaje nga hetimet, ndërkohë që raportoi se hetim të pavarur po kryen dhe Avokati i Popullit.

“AMP deklaroi se nuk kishte konstatuar veprime të kundraligjshme gjatë shoqërimit të Kurtit, por sot prokuroria deklaroi se po kryen hetime për dy vepra penale. Për protokollin dhe procedurat standarde të shoqërimit dhe për mosdhënie ndihme.

Prokuroria ka marrë në pyet miqtë e 32-vjeçarit dhe policët që e shoqëruan.

Rasti i Lear Kurtit një rast me shumë pikëpyetje. Mekanizmi kundër torturës te Avokatit të Popullit po kryen një hetim të pavarur.
Ka konstatuar se nuk janë zbatuar të gjitha procedurat sa i takon shoqërimit të komisariat. Sipas këtij mekanizmi, jo çdo shtetas mund të merret në atë mënyrë dhe të shoqërohet. Institucionet duhet të administrojnë të gjitha provat për të arritur në konkluzione për këtë ngjarje të rëndë”, raportoi Lala.

Lexo më tej: Berisha: Lear Kurtin e vranë për së dyti, secili nga ju mund të jetë viktima e radhës 



2 Comments

  1. Hetim? Nga kush ? Nga ju qe genjeni hashiqare e na thoni se makina ishte e paster nuk kishte materiale zgjedhore dhe pastaj na del e kunderta ? Dhe sa here qe na qe genjeni promovoheni ? Ik mor ju qifsha ropt ju dhe gjithe drejtesine mafioze qe ka mberthyer kete vend per gryke dhe nuk e le te marre fryme e te ece perpara.
    Duheni zhdukur nga faqja e dheut te gjithe ju te “padrejtesise’ pa perjashtim qe ne te ecim perpara .

  2. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, Ti kerkon te hetoje salihu qe i ka duart me gjak,ka mbi supe vrasjen e remzi hoxhes,kosta trebickes,kater qytetare ne rruge me duar ne xhepa,shko dhe ti ze rradhen per ti lepire bythen salihut,pastaj kalo dhe nga spiuni metaj ilir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *