• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet në polici shqiptari që vrau gruan e tij rumune

Arkiva, Lajme, Të fundit
rumune



Është paraqitur në policinë italiane shqiptari Avni Meçja i shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune. 35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu u gjet e pajetë në banesën e saj në Bolzano. Rumunia kishte jetuar për disa vite edhe në Verona. Më pas vendosi të shpërngulej pranë shqiptarit që punonte në ndërtim ndërsa ajo si banakiere. Ishin të afërmit e shqiptarit ata që vunë në alarm autoritetet.

Gjatë një telefonate me vëllain e tij, Avni Meçja i kishte rrëfyer se i duhej të arratisej pasi po e kërkonin. Pas kësaj telefonate të afërmit shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën gruan e pajetë. Gruaja rumune kishte shenja të dukshme të dhunës. Autoritetet besonin se shqiptari kishte mbërritur në Shqipëri për t’u fshehur. Në rrjetet sociale ata publikonin foto në krahët e njëri – tjetrit, po pas tyre e vërteta ishte krejt ndryshe. Fqinjët deklaruan se i kishin dëgjuar shpesh të grindeshin.

“I kemi dëgjuar shpesh duke u grindur. Nga banesa e tyre dëgjonim zënka të shpeshta me zë të lartë mes të dyve. Kjo ndodhi edhe të shtunën në mbrëmje, deri rreth orës 22.30. Më pas dëgjuam përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë më shumë. Heshtje deri të dielën, kur mbërriti policia dhe zjarrfikësit për të hyrë në banesë”, – thonë ata për mediat. Viktima duket se është goditur rëndë, ndoshta me një send të mprehtë. Më pas kufoma ishte mbështjellë me një batanije. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Unë nuke di se si një njeri me mend në koke martohen ose bashke jetone me Talibane, Turqe hesapi ose me Avni hesapi

  2. Per pune xhelozie imagjinoj…

    Do kete patur edhe bibilushin e vogel besoj si ca komentues te PD-se ketu.

    A katunar i mutit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *