• |
ide | kryesore

Gabriel Escobar: Rama pasoja për amnistinë fiskale, institucionet të merren me korrupsionin e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
escobar



Në Departamentin e Shtetit është duke u zhvilluar në këto momente dialogu strategjik midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare. Në takimin mes dy qeverive marrin pjesë përfaqësues nga një sërë institucionesh qeveritare. Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi pak para fillimit të takimit me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, cilat janë çështjet kryesore që do të diskutohen në dialogun e sotëm strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të thoja gjithshka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona.

Zëri i Amerikës: Një nga sektorët në të cilët Shtetet e Bashkuara kanë qënë shumë të angazhuara në Shqipëri, është ai i energjitikës. Cilat janë pritshmëritë për këtë sektor?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shqipëria po kthehet në një qëndër të rëndësishme energjitike. Tani që Evropa po ndeshet me sfida në sektorin energjitik, ne duam të gjejmë rrugë bashkëpunimi me Shqipërinë për të ndihmuar në zbutjen e këtyre problemeve. Kemi bindjen se mund të gjejmë forma dhe rrugë ku Amerika mund të ndihmojë për të investuar në infrastrukturën energjitike në Shqipëri për të realizuar këtë synim.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj infrastrukturës së saj dhe ofruan ta ndihmojë atë. Për çfarë ndihme konkrete bëhet fjalë?

Gab Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Ju thatë që takimi i sotëm do të përfshijë një gamë të gjerë çështjesh. Siç e dimë Shqipëria është një vend i pllakosur nga korrupsioni dhe kohët e fundit qeveria ka bërë të ditur një nismë për një amnisti të gjerë fiskale, deri në 2 milionë dollarë. Ka patur shqetësime nga FMN-ja, Banka Botërore, apo Bashkimi Evropian, se kjo mund të përdoret për pastrim parash. A ndajnë edhe Shtetet e Bashkuara të njejtat shqetësime?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtasë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standartet globale dhe me kërkesat e BE-së.

Zëri i Amerikës: A keni ndonjë qëndrim më të qartë, nëse kjo nismë duhet zbatuar, apo braktisur?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk dua të hyj në thelbin e diskutimeve që do të kemi me zyrtarët shqiptarë sot, por do të kemi një dialog të hapur se cilat do të ishin pasojat.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Zëri i Amerikës: Dua t’ju pyes edhe për statusin e demokracisë në Shqipëri. Opozita, është në një gjendje të çorganizuar që pas shpalljes non-grata të ish Presidentit Sali Berisha. Vendimi e rigjallëroi atë, ai drejton sot partinë, ose të paktën shumicën e partisë. Mund të argumentohet se vendimi ndaj tij, në një farë mënyre pati efektin e kundërt, veçanërisht po të kihet parasysh se nuk u shoqërua me ngritje akuzash nga organet e drejtësisë. Si e ndihmojnë vendime të tilla betejën kundër korrupsionit në Shqipëri?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morrëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë. Por dua të them, se ne ende kemi partnerë të mirë në Partinë Demokratike, ne duam që Partia Demokratike të jetë një kontribues i fortë dhe i rëndësishëm i stabilitetit politik në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mendojnë për imazhin që përcjellin, nëse do të kishin në krye njerëz, që janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër për Shqipërinë.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Doja të falenderoja qeverinë e Shqipërisë për partneritetin dhe popullin e Shqipërisë për miqësinë e tyre. Takimi i sotëm një ditor është një simbol jo vetëm i bashkëpunimit mes qeverive, por edhe i miqësisë së thellë mes popullit amerikan dhe popullit shqiptar.

https://www.zeriamerikes.com/a/6804761.html



27 Comments

    1. Po haptas fare, flet si komisar me detyrim percaktim. Dhe zagaret si puna jote qe jargaviten njesoj si me pare thjesht kan ndryshu polet dhe ngjyrat.

    2. Fiks loud and clear ne kolumbi panama honduras bolivi afganistan siri palestine libi edhe se fundmi ne ukraine
      Problemi eshte qe keto vende e shume te tjera ne amerike latine azi afrike lindje e mesme e ne europe kane per lesh , lodu and clear bejini gropen vetes e te bej ca para une i thone ketij muhabeti.

      Do nderrojne administrat perseri , fiton ai qe reziston ka ca kohe anerika eshte bere ca thote sot se thote neser psh luftoi per te heq talibanet nga afga ista i dhe pas triliona dollareve te shpenzuar, mijra te vdekur, miliona refugjat , qindra mijra te gjymtuar ja dorezoi perseri talebaneve.

      Apo atyre ne irak qe u tha we ka arme te shkaterri.it ne mase. Dhe vrau mbu nje milione irakene

      Pasi e shau asadin tani po ben marreveshje me te ne siri

      Pasi shau ajatollhet e iranit beri marreveshje me ta per ceshtjen e uraniumit.
      Pasi e dhjeu ukrainen u ul me putinin me great reset, tani po e dhjet se dyti dhe po pergatitet per dhe great great reset .

      Muhabete kot, na mjafton rama per te kuptuar qe ja fusin kot , u referohen atyre qe u jep kimetja .

      Kush qendron fiton .

      Doktori e di mire kete. Sa me shume e shajne qq me shume pike fiton.

      Sidomos kur veprat e fjalet fokusohen tek lenia e vendit pa opozite atehere behet e pamundur ti besosh pallavrat e eskobarit te rradhes. Se ka pasur edhe te tjere qe kane bere gjera te tilla , per leke amerikanet i bejne te gjitha .
      Just business

    3. A ke ndonje fjale ne lidhje me masivizimin, fuqizimin e kartelit Sorosian te Rivdekjes dhe kthimin e Shqiperise ne distributorin kryesor per Evropen & Ameriken Latine? Kane prishur rregullat e tregtise se lire, qe eshte bibla, themeli, morali i shtetit PAKOMB, ShBA. Kane vendosur monopolin ne tregetine e kokaines? Kete na shpjego o padrino Escobar, per te tjerat i dime aq mire sa s’ta merr mendja, KAQ!

  1. Vazhdojne ti bien fyellit ne nje brime.
    Po per korrupsionin 430 000 000 euro te iceneratoreve nuk ke ndonje rekomandim (urdher)?

      1. Zeqir?? Zakonisht keni nickanem me te kohes tip era, kloi, anisa , beni, gimi, goni, toni, besi, flori,koli,dea, kevi, etj cne me zeqir ti

        Maksi qija robt keta njerez qenkan cmendur

          1. Saliu i ka ditet e numeruara. Do te perballet se shpejti me drejtesine e re.

            Garanci per kete eshte vullneti i Kryeministrit Edi Rama per nje drejtesi te reformuar dhe te drejte.

  2. Ne kohen e komunizmin ne fillim njerzit dizenjoheshin per tu arrestuar, pastaj fillonin te mledhin
    ose me sakte te sajonion prova per te justifikuar arrestimin e tyre. Te njejten gje po na thote
    zoteria pas tridhjete vjetesh demokraci. Per te justifikuar e vendimin e shpalljes non-grata qe
    tashme dihet boterisht se u be pa asnje prove te fajesise se tij, atehere institucionet shqiptare
    duhet te gjejne prova se s’ben. Ne mos kini arme gjeni-thoshte nje kenge partizane.
    Sipas Kushtetutes se Shqiperise ashtu si dhe sipas kushtetuttes see SHBA-se cdo neri prezumohet
    i pafajshem deri sa te shpallet i fajshem nga te gjitha shkallet e ghykates. Si mund te shpallet
    dikush fajtor kur nuk ka asnje akuze nga asnje organ drejtesie ne Shqiperi apo ne bote .kur nuk
    ka asnje shqyrtim gjyqesor apo asnje vendim gjykate ? Mbeshtetja e jashtezakonshme qe ka Sali berisha
    edhe pas tridhjetevjetesh i dedikohet pike se pari besimi te mbeshtesve per ndershmerine e tij.
    Nese SHBA kerkon ti heqe mbeshtetjen publike Sali Berishes atehere duhet te beje publike provat
    e fajesise se tij dhe jo tu kerkoje institucioneve shqipetare te germojne per te gjetur prova pas
    9 vjetesh te largimit te tij nga postet ekzekutive, kohe plotesisht e mjaftueshme per te gjetur ndonje
    gjurme te fajesise se tij. SHBA te e kane monopolin e forces por jo te se vertetes.

  3. Keni gjetur njeri ju te intervistoni Escobar!!!!! E kuptojne te gjithe edhe ata qe kane dy gram mend cfare thote “topja”: kemi nje bashkepunim te mire me qeverine e krimit dhe te korrupsionit qe do te thote : DPASH eshte pjese e ketij korrupsioni dhe pastaj thot gjetem korrupsion te Sala!??????

  4. Diplomaci e dhjere ne gojen e ketyre qe kane gjithmone nje shabllon: “çka, jo mire, pak me mire, mire do te behet me mire ….” dhe vazhdon e behet MUTI MULLAR.
    Problemi eshte tek gazetari Arben Xhixho qe nuk ben pyetjet e duhura.
    Psh pyetje me vend do ishte: “Meqe takimi zhvillohet ne departamentin e shtetit, cfare do thonte ky i posacmi per raportet qe publikon po ky departament per qeverine shqiptare, ku permendet korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, mosndeshkimi i zyrtareve te larte, me pak fjale cfare planesh strategjike do te diskutoje departamenti i shtetit amerikan me nje qeveri qe e etikon si me te korruptuaren ne rajon”.
    Ka dhe pyetje te tjera qe do te kishin vend per t’ju bere por si gjithmone keta te zerit te amerikes se sotme i kane pietjet e buta si pupla, bejne gjoja sikur ankohen, sikur qahen etj etj por ne fund i fusin nje dore gallate me te gjithe popullin shqiptar per te cilin ju hap barku.
    Kjo nuk eshte diplomaci por kurveri me regji

  5. Kthemi pronat e sekuestruara nga komunizmi dhe beni vleresimin e prones me cmimin e tregut. Kjo eshte e gjitha. Tjerat jane lloqe dhe alibira.

  6. Ka 30 vjet qe ka shkel amerikani dhe bari nuk ka mbire jo e jo,…..me ket popull tallin menderen te gjithe ,korrupsioni dhe krimi i rames sa nje landffill,…..merren me berishen , se berisha nuk eshte se ta pjerdh shume

  7. A ke ndonje fjale ne lidhje me masivizimin, fuqizimin e droge kartelit Sorosian te Rivdekjes dhe kthimin e Shqiperise ne distributorin kryesor per Evropen & Ameriken Latine? Kane prishur rregullat e tregtise se lire, qe eshte bibla, themeli, morali i shtetit PAKOMB, ShBA. Kane vendosur monopolin ne tregetine e kokaines? Kete na shpjego o padrino Escobar, per te tjerat i dime aq mire sa s’ta merr mendja, KAQ!

    1. Po këta qekan me të vërtetë komisarë politikë.Do ti kishte zili dhe Enveri!!! Të japin dhe urdhëra.Po ka bir k…e ta hetoj Berishën.Jo për noi gjo por nuk ka mundësi kur nuk egziston asnjë korrupsion.Po të kishte Rama do t’a kishte bërë me kohë.

  8. ORE PABLUA KA HALLIN E JOE BIDEN SE KA HUMBUR RRUGEN I PLASI TOPI PER SHQIPERINE KU I RREH PABLOS KU NA RREH NEVE.AY SKA VENDIN KU JETON NE TEREZI VJEN NE SHQIPERI DHE NA PJERDH NE TENXHERE IK O PIRDHU SOROSIN PA BYTHE

  9. shume shpejt dordoleci i Vucidolit do shkoje te 7 penxheret ku do tja mami ne goje te gjithe te burgosurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *