• |
ide | kryesore

Basha për Zërin e Amerikës: Bashkëpunimi Rama-Berisha, për interesat e tyre

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamentit mes deputetëve të shumicës socialiste dhe krahut mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, si një bashkëpunim Rama Berisha që do të dëmtojë kryerjen e reformës zgjedhore.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, këto ditë ka patur një përpjekje për dakordësi mes shumicës socialiste dhe shumicës së deputetëve demokratë që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha për të rikthyer normalitetin në jetën parlamentare. Cili është komenti juaj, reagimi juaj për këtë zhvillim të ri?

Lulzim Basha: Për çdo zhvillim në Shqipëri, standarti i ri i një kulture të re politike, që ne si Parti Demokratike aspirojmë ta ndërtojmë në dialog me gjithë shoqërinë është përgjigja ndaj një pyetjeje: A i shërben shqiptarëve dhe si u shërben shqiptarëve? Nisur nga zhvillimet e fundit në Shqipëri, mund të them që paralajmërimet tona prej kohësh kanë treguar që zoti Rama dhe zoti Berisha bashkëpunojnë për interesat e tyre, por kundër intetesave të shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Kundër cilave interesa në këtë rast?

Lulzim Basha: Reformës zgjedhore, në veçanti. Ne kemi një kohë të gjatë që kemi paraqitur në komisionin e reformës zgjedhore propozime, të cilat shkojnë përtej interesave partiake, por janë në interes të qytetarëve. Të tillë janë propozimi për listat e hapura; që qytetarët të zgjedhin vet se cilin do të dërgojnë në parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është zhbërja ‘de facto dhe de jure’, nëse propozimi do të adoptohej, i ndryshimeve kushtetuese Berisha – Rama të vitit 2008. Po kështu është propozimi ynë për barazinë e votës, sepse sot në Shqipëri, falë këtij sistemi është e qartë se nuk ka barazi vote. Me 8 mijë e 500 vota zgjidhet deputeti në Vlorë, por duhen 13 mijë e 500 vota për të zgjedhur deputetin në Kukës. Të dy këto lidhen me dy propozime të tjera që kanë të bëjnë me vendime të Gjykatës Kushtetuese si vota e diasporës, vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë,

Zëri i Amerikës: Megjithatë, partia juaj ka qenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore prej një kohe të gjatë dhe ka një vit e gjysmë që ky komision nuk ka arritur përparim. A mban përgjegjësi partia juaj për këtë mungesë përparimi? Vetëm kohët e fundit ju keni kërkuar që të ecet me reformën zgjedhore, ndërsa në një vit e gjysmë nuk u bë asgjë.

Lulzim Basha: Përgjegjësia e Partisë Demokratike është nëse ka një rol aktiv apo jo. Kam kënaqësinë të them se përfaqësuesi i Partisë Demokratike, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, e njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, zoti Alibeaj, bashkë me ekipin e ekspertëve, ka kontribuar gjatë gjithë këtij një viti e gjysmë në dy blloqe të mëdha. Blloku i parë ka qenë blloku i propozimeve për të luftuar dukuritë e shitblerjes së votës, përdorimit të administratës publike, presionit ndaj votuesve, përdorimit të administratës shtetërore dhe të aseteve shtetërore. Blloku i dytë i propozimeve ka që në nëntor në komisionin e reformës zgjedhore dhe përmban katër propozime: listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe numërimi elektronik, si dhe vota e diasporës. Sigurisht që duhet vullneti i palës tjetër.

Zëri i Amerikës: Komisionit më 21 mars i mbaron mandati. Çfarë do të ndodhë më tej?

Lulzim Basha: Nuk na takon ne që të themi se çfarë do të ndodhë më tej. Ajo që na takon ne është që ne do ta vazhdojmë betejën për këto parime, për këto vlera, për këto standarte, të cilat janë pjesë e vizionit tonë me koherencë dhe me kohezion me gjithë ato komponentë të opozitës pro-perëndimore dhe euro-atlantike, për të vendosur në Shqipëri në shinat proceset zgjedhore, që kanë kohë që kanë dalë prej shinave. Mund të themi me gojën plot që Partia Demokratike ka pjesë të përgjegjësisë për këtë, qoftë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe pasojat e këtyre ndryshimeve. Prandaj them me gojën plot që pyetja e vetme që duhet t’i përgjigjet çdo politkan është: A i shërben kjo Shqipërisë? Qartësisht ajo që po ndodh nuk është në interes të qytetarëve shqiptarë, por është në interesat personale të zotit Rama dhe të zotit Berisha.

Lexo më tej: Basha ia lë përgjegjësinë Berishës: Nuk kam dhënë asnjë urdhër për 21 Janarin 

Lexo më tej: Shumica krah Berishës/ Basha nuk pranon faktet në intervistë për Zërin e Amerikës 



6 Comments

  1. Shume e vertete. Rama e don Berishen ne politik. Sepse po iku Berisha duhet te ik dhe Rama prandaj bejne marrveshje me njeri- tjetrin.Bejne sikur zihen diten dhe bejne pazare naten.

  2. Rama tall k….me ty dhe gjithë di puna jote që të qenit kryeministër e konsideroni një harbut e rrugaç që në fakt është një gjë normale për të drejtuar një vend!!!

    1. Sepse me Lulin, Edi Rama do aprovoje te gjitha “reformat” dhe ligjet qe i do qejfi. Paterica e pushtetit do behet, ja do ta shikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *