• |
ide | kryesore

Basha ia lë përgjegjësinë Berishës: Nuk kam dhënë asnjë urdhër për 21 Janarin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku është pyetur mes të tjerash edhe për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin. Basha ka mohuar që ai të ketë dhënë urdhër për të qëlluar me armë mbi protestuesit duke ia lënë përgjegjësinë indirekt Sali Berishës, ndonëse këtë të fundit nuk e përmend nominalisht me emër. Më poshtë pjesë nga intervista e Bashës në VOA.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?

Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm.

Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.

Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.



6 Comments

  1. E ku thuhet apo aludohet se po i le pergjegjesine Berishes, perkundrazi ne kete deklarate nuk

    aludohet por thuhet qarte se personat qe ishin te imlikuar u nbene kryetar partie dhe ryetar

    bashkie sic edhe e dime te gjithe, aludimi ketu eshte se keta kane qene e infiltruar nga PS

  2. Askush nuk dyshon qe ti z.Basha ke dhene urdher. Urdherin e ka dhene Ndrea Prendi pas komunikimit me Berishen.

  3. urdherin per te shtene e ka dhene Salih maloku po dhe ti nuk i shpeton dot pergjegjsise si minister i brendshem (minister i karit)

    1. Dakort që përjashton veten por problemi është se e thotë me siguri emrin e Berishës.
      Ku e di ky që është Berisha urdhëruesi???
      E se është në dijeni e la fakte çfarë ka bërë deri tani??
      Sepse fshehja e të vërtetës dënohet njësoj si ai që ka kryer krimin.
      Them se ky është thjesht një manipulator i sëmurë psiqik!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *