• |
ide | kryesore

Zv.kryeministri i Kosovës nesër vizitë në Beograd

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkon nesër në Beograd, duke u bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb prej përfundimit të luftës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi nesër merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flasë për “Kosovën dhe Perspektivën Evropiane të Rajonit”.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkuarja e Bislimit në kryeqytetin serb është përcjellë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Në e-mailin e datës 26 tetor, Zyra Ndërlidhëse e Serbisë konfirmon se është aprovuar kërkesa për shkuarjen e Bislimit në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Aprovimi është nënshkruar nga Dejan Paviçeviq, shef i Zyrës Ndërlidhëse serbe në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Bislimi do të hyjë në Serbi përmes pikës kufitare të Merdarës, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarë të tij, Sebastien Gricourt dhe Klisman Kadiu. Sebastien Gricourt është këshilltar i jashtëm i Bislimit, kurse Kadiu thuhet se ka pasaportë të Shqipërisë./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *