• |
ide | kryesore

ERE konfirmon shtrenjtimin e energjisë, çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 Kwh

-Instant, Lajme, Të fundit
energjia



Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në muaj.Paraprakisht përllogaritet që janë më shumë se 180 mijë familje që preken nga kjo fashë.



16 Comments

    1. i lutemi nostalgjikeve te Komunizmit apo ambasades ruse ose aleateve sllave, te rrijne rehat, GB eshte aleati yne, dhe nuk merremi me traplliqe propagande komuniste..Hajde rrembythje, blini Zastava, Lada e Moskvitz, e mos na cani K***

      1. cke mor shkerdhat?
        edhe ti nostalgjik do te behesh kur te plakesh

        ose do te behesh si ato plakat qe lyhen e ngjyhen per me mbajt ritmin

  1. Dje EU dha 80 milione Eur per te zbutur efektin e energjise..edhe ato per qerate e zyrave te OST do shkojne apo per charterin e KM?

  2. Si e nxorret kete çmim ? Ku u bazuat ? Apo keshtu e vendosi palloshi ? Ju jeni te gjithe servila e hajdut , jeni per burg .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *