• |
ide | kryesore

Paralajmëruan grevë urie, pedagogët sërish në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pedagogët e disa universiteteve publike kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, më kryesorja rritja e pagës me 50%.

Ata janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, duke bojkotuar për të tretën javë me radhë që nga nisja e vitit të ri akademik.

Protesta ishte paralajmëruar më parë, ndërsa kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi nuk përjashtoi edhe një grevë urie.

“Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, kishte thënë Kovaçi.

Qeveria vendosi të rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit e cilësuan këtë vendim qesharak.

Sa i përket shtesës prej 8% që sipas Ministres së Arsimit do të lëvrohet nga fondet e universiteteve, pedagogët mendojnë se tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre përmes shërbimeve dhe jo të shkojnë për paga.



1 Comment

  1. Nuk ja ndjen ariut nga pickimet e bletes , ne fund mjaltin e ha ariu . Lerini grevat e urise por ngrihuni ne revolucion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *