• |
ide | kryesore

Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ vendos, zgjedhjet në Rrogozhinë mbahen më 23 korrik



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka “sqaruar” se cila është procedura e regjistrimit të partive politike. Lidhur nga debatet për vulën në PD, emisioni “Opinion” transmetoi një reagim që kishte marrë nga ky institucion. KQZ specifikon se për regjistrimin duhet mes të tjerash edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

“Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ ka detyrimin te paraqesë në këtë institucion, krahas të tjerave, një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Sipas ligjit për partitë politike është kjo gjykatë e cila mban Regjistrin e Partive Politike. Ky regjistër sipas këtij ligji përmban krahas të tjerave: Numrin rendor të regjistrimit; Emrin e plote te partisë; Inicialet e partisë; Stemën e partisë dhe Emrin e kryetarit te partisë.

Keto elemente i përmban/duhet ti përmbajë vërtetimi i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kërkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt” – thuhet në reagimin e KQZ-së.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit krahu i Berishës u regjistrua në zgjedhje nën siglën e LSI-së. Edhe pasi Basha dha dorëheqjen pas atyre zgjedhjeve dhe gjykata e Tiranës njohu më 25 mars statutin e Berishës, ende në regjistër Basha figuron kryetar i PD-së. Çështja i ka kaluar Apelit dhe pritet që së shpejti të ketë një vendim të formës së prerë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. “Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ ka detyrimin te paraqesë në këtë institucion, krahas të tjerave, një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”

    Qarte fare!

      1. U cfilite per Rilindjen o klluf palikari duke bere komente ne seri. Bej pak pushim se tu shkerdhye baxhella o prostitute!

  2. Do hani bare nuk tha kote ambasadoria e sindromit te mancurias, jo po nuk shpalleni armik te popullit si ne kohen e barit po tani me forma te buta ste regjistrojne fare dhe shkaterojne opoziten pa qene nevoja e pushkatimit sic bente xhaxhi i barit.

    1. Të shohim pas 8 Nëndorit nëse Amerika e vërtet do të lejojë këta majtistë të shpërdorojnë dinjitetin e një populli të tërë.

  3. As KQZ, as KM, as ata te pertejoqeanit nuk mund ta mbajne nje popull te nenshtruar, te shtypur

    e te vjedhur nese ai popull e don lirine dhe eshte i gatshem te sakrifikoje per te. Perndryshe mire

    ti behet, le ta shkelin me kembe, le ta vjedhin, le ti prishin shtepite, le ta burgosin per hicgje, le te

    ngordhin urie, le tu largohen femijet e te mbetet nje popull pleqsh qe shpenzon me shume per ilace

    se per buke. Lrine e gezon ai qe e meriton ashtu si edhe skllaverine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *