• |
ide | kryesore

Sherr mes gjimnazistëve në Durrës, plag0set një 16-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhërmi, Durrës



Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Durrës. Sipas informacioneve paraprake i plag0suri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat disa të rinj në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11 në Durrës. Mendohet se shkaqet e sherrit ishin për motive të dobëta. është policia ajo që zbardh detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Policia: 

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lexo më tej: Sekuestrohen sërish 25 mijë euro të padeklaruara në Durrës, vinin nga Italia 

Lexo më tej: 500 mijë euro të padeklaruara në Durrës, këto janë qeset me para (FOTO) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *