• |
ide | kryesore

U kapën në ‘shtëpinë e barit’, 76 muaj burg tre shqiptarëve në Angli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
burg



Tre shqiptarë janë dënuar me 76 muaj burg gjithsej pasi u shpallën fajtor për prodhim kanabis.

Shqiptarët ishin arrestuar gjatë janarit të këtij viti në Angli për aktivitetin e tyre të paligjshëm, atë të kultivimit të kanabisit në një “shtëpi bari”. Ajo ishte e vendosur në qytetin Bodmin, në disa ambiente mbi një ish-bankë. Aty u gjetën bimët narkotike që arrinin vlerën e mbi gjysmë milioni paund. Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Truro Croën për t’u njohur me dënimin ku u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Në gjykatë u tha se tre shqiptarët vepronin në bashkëpunim me njeri-tjetrin për shkak të frikës se çfarë do të ndodhte me familjet e tyre.

Bëhet fjalë për Engjëll Osmanajn, 29 vjeç, Anjelos Selamajn, 22 vjeç dhe Alban Topin, 29 vjeç.

Alban Topi madje u konsiderua si viktimë e skllavërisë moderne. “Shtëpia e barit” u zbulua në janar të këtij viti. Ndërsa Policia mbërriti në zonë, u has në dyer të përforcuara që ishin të mbyllura nga brenda. Kur arritën të hynin brenda, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin. Ndërtesa konsiderohej si një rrezik për shëndetin dhe sigurinë. Ndërsa oficerët gjetën telefonat dhe çelësat e makinës së njërit prej të arrestuarve, Engjell Osmanaj.

Lexo më tej: Shqipëria po zbrazet, emigracion masiv, bizneset në krizë për punonjës 

Në makinë, u gjetën sende të lidhura me rritjen e bimëve. Brenda pronës, policia gjeti një fermë të madhe kanabisi me potencial për të prodhuar kanabis në një shkallë industrial. Gjithashtu u gjetën më shumë se 850 bimë me vlerë rreth 731,000 paund. Tre të rinjtë janë shprehur se punonin për të mbajtur me para familjarët e tyre, në kushte të vështira ekonomike në Shqipëri.

Topi dhe Selemaj ishin kopshtarë, ndërsa Osmanaj kishte një rol më të avancuar. Duke dhënë vendimin, gjykatësi Robert Linford tha: “Ju të gjithë keni hyrë në vend ilegalisht dhe u përfshitë në krime të rënda. Të tre jeni gjetur në pronën në rrugën ‘Fore’. Prona ishte shndërruar në një fermë të rritjes së kanabisit. Ndërtesa përfshinte dyer të përforcuara çeliku, furnizime të devijuara me energji elektrike dhe ishte vendi i një operacioni tregtar të rritjes së kanabisit”. Osmanaj dënua me 40 muaj burg, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *